Parisi planifikon taksitë fluturuese deri në vitin 2024

Parisi planifikon taksitë fluturuese deri në vitin 2024


Vizitorët në Paris së shpejti do të mund të arrijnë në qendër të qytetit me stil, duke udhëtuar me taksi fluturuese. Prodhuesi i avionëve Airbus po punon me operatorin francez të transportit RATP Group, për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të disa automjeteve për të operuar në kryeqytetin francez, duke shpresuar që ky krijim më i fundit të lidhet me taksitë ajrore në Paris, fiks në kohën kur do të mbahen Lojërat Olimpike të vitit 2024 .

Studimi i fizibilitetit, bazuar në partneritet me operatorin e aeroportit Groupe ADP, rajonin e Parisit Ile-de-France dhe autoritetin francez të aviacionit civil (DGAC), do të shqyrtojë menaxhimin e trafikut, integrimin urban, mirëmbajtjen, projektimin dhe prodhimin.

Për të hyrë në qendër të qytetit, vizitorët që vijnë në aeroportin ndërkombëtar Charles de Gaulle, aktualisht duhet të marrin një taksi, një tren 35-minutësh, ose një autobus që mund të zgjasë 45-90 minuta. Projekti pritet të kushtojë 11.4 milionë dollarë. Do të bëhen përpjekje për të siguruar që “automjeti fluturues autonom, të jetë i arritshëm për numrin më të madh të njerëzve”, tha grupi RATP.

Lexo:  Ja cilat janë linjat ajrore më të sigurta në botë për 2019!

Airbus nuk është kompania e vetme që planifikon të nisë taksi ajrore. Uber ka bashkëpunuar me NASA-n në programin e saj të fluturimit taksi, të cilin e quan “Elevate” dhe është një nga shumë kompani që garojnë për të realizuar automjetet ajrore. Kompanitë kanë thënë se shpresojnë që udhëtimet komerciale të jenë në dispozicion në vitin 2023.

Uber gjithashtu është shprehur se Melbourne do të ishte qyteti i parë jashtë SHBA, i cili pritet të operojë me taksitë fluturuese, pas Dallasit dhe Los Anxhelosit. Rolls-Royce dhe Boeing kanë njoftuar gjithashtu plane për automjete ajrore.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0