“Papagalli” ideja fituese e StartUp Live Tirana

“Papagalli”, aplikacioni që mund t’u lexojë fëmijëve të emigrantëve përralla në shqip


Start Up Live Tirana mbylli rrugëtimin e saj. Në eventin në të cilin u prezantuan shumë ide dhe u shpallën disa fitues, vendin e parë e fitoi “Papagalli”. Kjo ide ishte krijim në grup nga katër shokë shkolle: Orkida Pjetërnikaj, Enxhi Gjeci, Matilda Marku dhe Kevin Çekani.

Për BusinessMag.al ata shprehen se ideja erdhi si pasojë e një projekti shkolle. Fakti që kanë shumë familiarë që jetojnë jashtë, fëmijët e të cilëve nuk dinë të flasin mirë shqip, i ka shtyrë në krijimin e këtij projekti, i cili më pas u bë fitues i StartUp Live Tirana. Ideja konsiston në krijimin  e një aplikacioni, i cili u vjen në ndihmë fëmijëve të shqiptarëve që jetojnë jashtë, u mundëson leximin e përrallave në shqip.

Por pse quhet Papagalli?
Papagali është shpendi që komunikon atë që i thonë të tjerët. Kjo është edhe ideja e a.udiobook-ut.  Ata do të jenë të aftë të dëgjojnë përrallën dhe të përsërisin ato që do të dëgjojnë.

Lexo: StartUp Live Tirana shpall fituesit3

Mbështetja që kanë marrë nga sponsorët e eventit, i shtyn të vazhdojnë përpara. Ata synojnë që në një të ardhme jo të largët, aplikacioni të lancohet në treg. Më tej theksojnë se zhvillimi i aplikacionit me animacione do të jetë hapi i rradhës.

Për fituesit e vendit të parë u akorduan dy bileta për në Pionieers’20, festival ky i cili mbahet çdo vit në Vjenë. Vlera e biletave shkon në 1500 euro dhe këto bileta mundësohen nga Pionieers Venure. Mirëpo fituesit e vendit të parë janë një grup prej 4 personash, e ndërsa bileta janë vetëm dy. Të pyetur nga businessMag.al se si do e zgjidhin këtë pjesë ata shprehen se në Pionieers’20 do të shkojnë të katërt, pasi ata janë një ekip i vtetëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0