Pantallonat e X Labs të Google rrisin fuqinë e këmbës me 40% - Business Magazine Albania

Pantallonat e X Labs të Google rrisin fuqinë e këmbës me 40%

Pantallonat e X Labs të Google rrisin fuqinë e këmbës me 40%

Disa njerëz e adhurojnë ecjen në natyrë, ndërsa për të tjerë është një sfidë e madhe. Ngjitjet e pjerrëta, terrenet e ashpra dhe tërheqja e pandërprerë e gravitetit mund ta bëjnë atë një përpjekje të vështirë. Ekspertët tani kanë krijuar një teknologji të veçantë që ofron një mënyrë për të përballuar këto sfida dhe për të përjetuar emocionin e ecjes në natyrë pa pasur ndjenja të theksuara të lodhjes fizike. Është prezantuar MO/GO, një “pantallonë me fuqi” me një ekzoskelet të integruar të butë dhe të ngurtë. Emri MO/GO ka rrënjë nga “mountain goat”.

Arc’teryx, një kompani kanadeze e veshjeve, krijoi këto pantallona me pamje të fortë, ndërsa Skip, një nënshkrim partneriteti nga departamenti i inovacioneve të laboratorëve të Google X në Kaliforni, zhvilloi teknologjinë unike të ekzoskeletit të fibrave të karbonit. Sipas  Skip, kjo teknologji që mund të vishet është “projektuar të ndihet si pantallonat tuaja të preferuara për ecje, por me një ndihmë të fuqishme kur e keni të nevojshme.” Ky ekzoskelet i fuqizuar është dizajnuar për të përmirësuar përvojën tuaj të ecjes duke kapërcyer barrierat fizike. Ekzoskleti i ndërtuar në mënyrë të veçantë minimizon stresin në muskuj dhe nyje ndërsa optimizon performancën. Ai ofron një rritje prej 40% të forcës së këmbëve gjatë ecjes, duke ju bërë të ndiheni sikur keni humbur 14 kg.

Lexo edhe: Shkencëtarët krijojnë diamant në vetëm 15 minuta nëpërmjet një procesi revolucionar

MO/GO fokusohet në lehtësimin e muskujve duke mbështetur muskujt e këmbëve përmes motorëve të nyjeve të gjurit. Praktikisht, motorët e nyjeve të gjurit ofrojnë fuqi shtesë për muskujt e këmbëve, veçanërisht për kuadricepsin. Për më tepër, software-i inteligjent analizon ecjen  në kohë reale, duke personalizuar mbështetje për çdo terren specifik.

MO/GO i jep mundësi përdoruresve të ngjitin kodra dhe male me lehtësi, duke ofruar një shtysë në ngritje. Ndërsa në zbritje, pantallonat ofrojnë mbështetje të butë për gjunjët, duke parandaluar rrëshqitjet dhe duke ulur mundimin. Motorët e MO/GO janë të integruar në një rrotë të fshehur që ndjen lëvizjen e ecjes dhe jep fuqinë e nevojshme sipas rastit. Faqja e internetit e përshkruan si: “aksesor të lehtë, të personalizueshëm në përdorim prej fibrash karboni që përqafojnë butësisht këmbën tuaj brenda pantallonave, duke transferuar fuqinë nga motori në këmbën tuaj ndërsa ecni.” Skip Innovations e sheh teknologjinë e saj si një ndihmë për individët që përballen me kufizime fizike si dhimbjet e gjunjëve, dobësitë muskulore ose çështjet kardiovaskulare, duke u mundësuar atyre të shijojnë ecjen apo ngjitjen e terreneve malore. “Projektuar për t’ju ndihmuar të përballoni çdo ngritje me më pak përpjekje, lodhje muskulore dhe dhimbje në nyje,” shënon faqja e internetit e Skip.

Edhe pse MO/GO nuk është klasifikuar si një pajisje mjekësore, ekipi i teknologjisë po shqyrton aplikimet e saj të mundshme në kujdesin shëndetësor. Ata po bashkëpunojnë me institucione mjekësore për të zhvilluar produkte të përshtatura për pacientët me probleme neurologjike si sëmundja e Parkinsonit. Megjithatë do të duheshin shumë vite  nëse ndonjëherë do të ndodh që MO/GO të marrë miratimin si pajisje mjekësore. Pantallonat e ekzoskeletit të fuqizuar MO/GO aktualisht nuk janë të disponueshme për blerje, por mund të rezervohen për dorëzim në vitin 2025. Produkti vjen në dhjetë madhësi dhe kompania po punon për të zgjeruar mundësitë e madhësive për akses më të gjerë. Nga shtigjet e ashpra deri te kodrat e buta, MO/GO përshtatet me ambientin tuaj. Dizajni minimalist dhe përshtatja komode e bëjnë atë të ndihet si një zgjatim natyrale i trupit tuaj.

Çmimi për pakon fillestare MO/GO është 5000 dollarë dhe përfshin një palë pantallona prej najloni dhe elastani, mekanizmin e rregullueshëm prej fibrash karboni, motorë dhe elektronikë me performancë të lartë, dy bateri dhe një karikues.

 

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0