Panja, pa gluten dhe pa laktozë, një sipërmarrje që premton sukses - Business Magazine Albania

Panja, pa gluten dhe pa laktozë, një sipërmarrje që premton sukses

Panja

Glen Struga në bashkëpunim me Anilën, shefe e kuzhinës më vite përvojë në Itali dhe nutriocionisten  Marsela, kanë nisur një sipërmarrje me mundësi shtrirje edhe në tregun e huaj. Panja është një biznes i vogël në dukje, por ofron një zgjidhje ideale për njerëzit, duhe e vënë atë mes supermarketit dhe farmacisë. Produktet e Panjës janë pa gluten dhe pa laktozë; dhe për më tepër ata kanë krijuar një zinxhir të plotë furnizimi nga ferma në tavolinë, për produkte delikate e të kushtueshme. 

Ne kemi zhvilluar një intervistë me sipërmarrësin Glen Struga.  Kur ulesh me të nuk mund të mos vësh re një fletëpalosje në tavolinë e cila përshkruan historinë personale të Marselës e cila është shëruar nga përdorimi i ushqimit pa gruten dhe laktozë. Dhe më pas, këtë përvojë personale vendosi ta ndajë me të tjerë dhe s bashku me Gleni dhe Anilën ta kthejnë në një sipërmarrje të re. 

 

Panja

Artikulli u publikua më parë në faqen 75 të numrit 35 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj.

Glen, prej sa kohësh keni filluar?

Projekti I Panjës ka filluar para 16 muajsh. Është një projekt tepër unik, pasi kemi të bëjmë me një koncept bakery, prodhime brumi, 100% pa gluten, laktozë dhe përzierje miellrash. Kemi 4 lloje bukësh, me miell 100% nga qiqra, bathë, koçkulle dhe 100% nga kinoa. Ajo që i bën të veçanta këto bukë është se produktet e para arrijmë t’i sigurojmë dhe përpunojmë vetë. Gjithashtu, kemi një linjë qumështore, që është qumështore-bimore, e cila vjen nga bajamja. Ne përpunojmë bajamen dhe nxjerrim qumështin e bajames, ose salcën e kosit, djathin, rikotën. Kombinimi i këtyre dy linjave na jep pastiçerinë.

Ju pa hapur akoma biznesin vendosët të krijonit një zinxhir prodhimi që nis nga A te Zh. E kishit studiuar këtë më përpara?

Artikulli u publikua më parë në numrin 35 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0