Panelet diellore, prodhuesit kërkojnë që tepricat t’i blejë OSHEE - Business Magazine Albania

Panelet diellore, prodhuesit kërkojnë që tepricat t’i blejë OSHEE


Prodhuesit e  energjisë diellore kërkojnë që të kenë të siguruar shitjen e energjisë që prodhojnë, duke kërkuar që në raste tepricash dhe pamundësisë për shitje, energjia të blihet nga OSHEE.

Në një takim të zhvilluar së fundi me palët, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, theksoi se grupi i punës së ministri duhet të nisë hartimin e udhëzimit.

Ky udhëzim pritet të përcaktojë rrugën se si do të bëhet blerja e energjisë nga panelet diellore që prodhojnë energji të rinovueshme.

Lexo: Krijohet ora e parë e pajisur me panel diellor

Mangësitë në dokumentat ligjorë dhe pengesat që kanë hasur prodhuesit e energjisë, kanë bërë që në ministri të ketë ankesa të herëpashershme nga vetë prodhuesit.

Por, ndërsa ekspertët e Ministrisë së Energjisë pritet të plotësojnë dokumentat që tregu të funksionojë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nuk duket i gatshëm të blejë energjinë elektrike tek prodhuesit e energjisë diellore. Një blerje sipas kërkesave të klientit dhe jo nevojave të kompanisë OSHEE, rrezikon të rrisë kostot sipas kësaj të fundit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0