Pandemia rriti në nivele rekord importet e sapunit dhe detergjenteve, shifrat - Business Magazine Albania

Pandemia rriti në nivele rekord importet e sapunit dhe detergjenteve, shifrat

~2 minuta lexim
Pandemia ka bërë që shqiptarët të kthejnë vëmendjen më shumë tek produktet e higjienës, detergjetët e sapunët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në raport me një vit më parë me përjashtim të marsit kur shpërthyen rastet e para dhe u vendos karantina të gjithë muajt e tjerë kanë një rritje rekord të importeve për sapunin dhe detergjentin. Prilli mban rekordin me një rritje 29 për qind në raport me një vit më parë teksa shkurti dhe qershori kanë pasur rritje 24 për qind. Në muajin korrik rritja ka qenë me 6 për qind.

Në ditet para deklarimit të rasteve të para në supermarkete kishte një dyndje të jashtëzakonshme ku blerja e ushqimeve, detergjenteve  ishte në nivele rekord. Kujdesi për higjienën personale dhe familjare dhe dezifektimi i sipërfaqeve të shtëpisë apo larja e rrobave më shpesh dhe më gjatë se zakonisht janë faktorë që ndihmojnë rritjen e konsumit për detergjentët. Larja më e shpeshtë e duarve si kërkesë e situatës së krijuar gjithashtu ndihmoi në konsumin e elementëve të pastërtisë. Ky zakon i kujdesit të shtuar ka qenë në koherencë edhe me vendet e tjera, të cilat kanë patur kërkesë të lartë edhe ato në tregun e brendshëm për këtë lloj produkti.

Duke qenë se kërkesa ka qenë e lartë në të gjitha vendet ka patur edhe vështirësi në gjetje të sasive të duhura të detergjentëve dhe kjo edhe për faktin se vendet europiane të njohura për prodhimet në këtë sektor nuk kanë qenë të interesuara që të shesin me shumicë për tregun e jashtëm pasi rritja e kërkesës në tregun e brendshëm dhe shpërndarja dhe shitja përmes distributorëve të tyre në tregjet e brendshme kryesisht me pakicë, rriti çmimin dhe zvogëloi dëshirën që të kishte eksporte të jashtme.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0