Liberty Media, kompania amerikane që zotëron të drejtat e Formula 1, që nga viti 2017 (i bleu ato për 8,000 milionë) ka njoftuar, se vitin e kaluar humbjet ekonomike për shkak të pandemisë ishin 380 milionë dollarë (rreth 320 milion euro).
Megjithëse gjatë kampionatit botëror të shkuar u zhvilluan 17 gara, pagesat nga skuadrat u zvogëlua me 250 milionë, ulje pësuan edhe tarifat për organizimin e garës, që krijuan deficitin financiar në bilancin e vitit 2020.
“Të ardhurat nga promovimi i garës ranë, pasi tifozët u ndaluan të merrnin pjesë në të gjitha garat, përveçse në tre prej tyre, duke bërë që të ndryshohen një herë në kushtet e kontratës për garat e planifikuara që mbetën në kalendar për 2020,”– shpjegon Liberty.
Televizionet gjithashtu paguan më pak, pavarësisht nga fakti, se me 15 gara teknikisht të sigurta, çmimi mbeti i njëjtë. Gjithashtu edhe të ardhurat e sponsorëve shteruan, veçanërisht në garat, ku një sponsor ishte i rëndësishëm për emrin dhe mikpritjen.