Panairi "Tourism & Travel Show Albania" hapi dyert në Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Panairi “Tourism & Travel Show Albania” hapi dyert në Pallatin e Kongreseve

Panairi "Tourism & Travel Show Albania" hapi sot dyert në Pallatin e Kongreseve

U zhvillua sot dita e parë e Panairit të Turizmit, ku ishin pjesëmarrës mbi 90 biznese ku 30 prej tyre vinin nga vendet e Ballkanit. Panairi është organizim i Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me kompaninë britanike New Deal Europe. Pjesë e panairit dyditor do të jenë bashki dhe institucione të ndryshme, si dhe organizata, nisma dhe kompani nga Shqipëria dhe vende të tjera që kanë në fokus industrinë e turizmit.Ceremonia u hap nga CEO e Iceberg Exhibitions, Enejda Sheku, e cila në fjalën e saj përshëndetëse tha se fokusi kryesor i panairit është qasja ndaj botës si një paketë turistike rajonale,  për tu bërë më atraktivë  me një ofertë më diverse dhe me më shumë oportunitete.

“Së bashku me partnerët tanë, New Deal Europe, për të dytin vit sjellim një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të panairit, që është eventi B2B me pjesëmarrjen e 30 kompanive. Sot në këtë sallë kemi 30 liderë botërorë në fushën e turizmit , të cilët janë të interesuar për produktin turistik shqiptar dhe atë rajonal. Nuk janë menduar  vetëm takimet B2B, por edhe konferenca, forume, prezantime të ndryshme me tema thelbësisht të rëndësishme  për sektorin e turizmit. Këtë vit i kemi bërë jehonë turizmit të qëndrushëm, si një koncept shumë i rëndësishëm. Ne jemi përpjekur të vendosim në vëmendje qëndrueshmërinë si një koncept shumë vizionar, duke i bërë badge-t që keni vendosur me bazë bimore, të ripërdorshme duke i mbjellur ato dhe duke mos e ndotur mjedisin.”

Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së panairit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, u shpreh se rritja e cilësisë së profilit të turistëve e bën turizmin të qëndrueshëm.

“Duke rritur cilësinë  e profilit të turistëve të cilët frekuentojnë Shqipërinë, e bëjmë turizmin të qëndrueshëm , ekonominë që vjen nga turizmi më të begatë , rrisim të ardhurat dhe punësimin. Jeni ju nga sektori privat që e bëni turizmin, ne si qeveri jemi këtu për të adresuar çdo gjë që lidhet me të. Nuk ka një ditë nga mediat ndërkombëtare që të mos bëhet ftesë për të vizituar Shqipërinë si destinacioni i preferuar siç ishte në 2023. Gjëja që nuk duhet të bëjmë është të mos vetëknaqemi , sepse sfida jonë fillon pikërisht këtu.Viti 2024 është prova e zjarrit për turizmin shqiptar. Prova nis me sjelljen e kamarierit në lokalin e parë kur vjen, sjellja e individëve të administratës publike apo private, policia etj. Nëse ne do t’ja dalim me sukses këtë vit, sikurse vitin e kaluar, Shqipëria nuk ka më asnjë dilemë në premtimin dhe angazhimin që në vitin 2030 do të jetë kampion i turizmit në rajonin tonë të vogël.”

Z.Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, u shpreh se kur panairet i bëjnë jehonë vendit ku organizohen, ato sigurisht që janë vlerë e shtuar për atë komb.

“Unë jam i mendimit që të krijohet një qendër e posaçme për panairet në mënyrë që edhe gjërat të jenë më të sistemuara dhe vendi të mos jetë i kufizuar. E mira gjithashtu do të ishte të kishim një panair turizmi jo vetëm për qëllime komerciale, por për të ekspozuar më shumë potencialin turistik apo të aktiviteteve të bizneseve private, ku ne si shoqatë apo edhe institucione të tjera do të ishim shumë të gatshëm të jepnim kontributin tonë.

Nëse numri i turistëve do të rritet, numri i burimeve njerëzore do të pakësohej marrë parasysh edhe nga problemi i emigracionit që has vendi ynë, por gjithashtu edhe problemi i infrastrukturës. Ne jemi vazhdimisht në negociata për përmirësim të gjendjes dhe një zgjidhje për problemin e parë do të ishte tërheqja e fuqisë punëtore të specializuar nga vendet që kanë eksperiencë në turizëm. Gjithashtu ministrja e infrastrukturës na ka premtuar se do të hapen disa nga akset e rëndësishme para nisjes së sezonit.Unë mendoj fort se këto janë ndër pikat kyçe që ne të mos dështojmë dhe ta kalojmë me sukses provën e zjarrit.”

Lexo edhe:PANAIRI I TURIZMIT NË PALLATIN E KONGRESEVE 31 JANAR DHE 1 SHKURT TOURISM & TRAVEL SHOW ALBANIA

Ceremonia u mbyll me përshëndetjen e veçantë të Traditional Art, që sollën një copëz të artit dhe folklorit  shqiptar për të njohur të gjithë blerësit ndërkombëtarë me këtë pjesë të kulturës sonë që kaq shumë pëlqehet.

Një pjesë shumë e rëndësishme e ditës së parë të panairit ishte edhe forumi rreth turizmit të qëndrueshëm, me temë :” Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri”, Forumi i Turizmit të Qëndrueshëm synoi të bashkonte palët e interesuara nga sektori i turizmit, mikpritjes dhe sektorë të tjerë të lidhur, për të diskutuar praktikat e qëndrueshme dhe zgjidhjet inovative. Ekspertë të ndryshëm, si psh znj.Madlina Puka, eksperte e turizmit të qëndrueshëm; znj.Ledia Meha, menaxhere projektesh pranë Elite Travel Group; znj.Armela Qafoku, koordinatore për qëndrueshmërinë pranë Ecotour Albania si edhe Dr.Djana Bejko, e cila na tregoi më shumë rreth arsimit dhe rolit të tij në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, u bënë bashkë për të shkëmbyer idetë dhe praktikat më të mira që promovojnë turizmin e qëndrueshëm dhe ndikimin e tij pozitiv në mjedis, në komunitet dhe në ekonomi e mirëqenie. Pas kësaj u zhvillua edhe paneli i diskutimit në lidhje me turizmin e qëndrueshëm dhe në fund u ndanë certifikata për personat që kishin ndjekur një specializim të veçantë për turizmin e qëndrueshëm.

Dita e dytë e panairit do të presë gjithashtu qindra vizitorë dhe kompani,përsëri me forume, diskutime, takime B2B, mundësi rrjetëzimi, ndaj mos ngurroni ta vizitoni, sepse është falas dhe do të përfitoni më shumë nga ç’mund ta mendoni.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0