Panairi për punën dhe aftësitë në Pallatin e Kongreseve. Thirrje për 800 vende të lira pune - Business Magazine Albania

Panairi për punën dhe aftësitë në Pallatin e Kongreseve. Thirrje për 800 vende të lira pune

Syn+Ergasia është një panair pune dhe aftësish që zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve në datat 23 dhe 24 Shkurt, ku u ofruan më shumë se 800 vende pune nga 30 kompani pjesmarrëse.

Ky panair vjen si një nismë, ku bëhen bashkë Bashkia e Tiranës me Ambasadën Greke në Tiranë dhe Shoqata e biznesit grek në Shqipëri.

“Kjo fqinjësi e mirë na ka sjellë bashkë për të parë se si mund të bëjmë diçka konkrete. Më vjen shumë mirë kur shoh numrin e ri për 800 vende pune, të cilat nuk janë vetëm 800 bordero, por janë edhe 800 marrëdhënie njerëzish. ” – u shpreh Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

Fokusi i panairit është krijimi i një sinergjie në tregun shqiptar të punës, sidomos në komunikimin midis punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

“Është një panair për zhvillimin e aftësive  jo vetëm për të ofruar vende pune, sot ofrojmë 800 vende pune.” thotë Erifili Berberi, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Biznesit grek në Shqipëri.

Në dy ditët e dedikuara të panairit do të ketë dhe workshope e seminare mbi punësimin dhe motivim përmes historive të suksesshme. Në këto seminare mund të ndiqnim prezantime nga Z. Dritan Mezini, themelues i Duapune.com – partner në këtë panair dhe Genti Selenica, themelues i Baboon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0