Paketa e dytë financiare do të rishikohet për t'u dhënë mundësi atyre që nuk përfituan - Business Magazine Albania

Paketa e dytë financiare do të rishikohet për t’u dhënë mundësi atyre që nuk përfituan

Paketa e dytë

Në paketën e dytë të ndihmës ekonomike do të ketë ndryshime, në mënyrë që të mund të përfitojnë një pjesë që nuk kanë arritur të përfitojnë pagesën 40 mijë lekë. Faktin e bëri të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj. Denaj tha se, “kemi propozuar disa ndryshime proceduriale, të cilat do të tejkalojnë edhe disa nga vështirësitë operacionale”.

Shqetësimeve lidhur me vonesat në hapjen e plotë të ekonomisë, Denaj iu përgjigj se kjo do të jetë çështje kohe.

“Unë besoj se hapja e bizneseve do të jetë çështje kohe, duke siguruar ato protokollet që kemi thënë, dezinfektimi etj. që tani do bëhet mënyrë jetese” tha ajo. Në fillim të pandemisë ministrja foli për rreth 60 mijë persona që mund të dilnin sit ë papunë. Megjithatë shifrat për dy muaj Mars-Prill janë për rreth 38 mijë individë.

Afati për të aplikuar për paketën e dyte do të jetë deri në 5 qershor me të njëjtat procedura si më parë.

Ndersa Drejtoresha eTatimeve Ibrahimaj tha se sapo të miratohen ndryshimet në paketën e dytë do të publikohet lista e të gjithë tatimpaguesve dhe individëve përfitues. “Kemi ndjekur me shumë kujdes të gjithë procesin e ankesave të ardhura si nga individët ashtu edhe nga tatimpaguesit, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo përfitojnë nga paketa e dytë”, tha Ibrahimaj.

Pas miratimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të afishojë në faqen e saj zyrtare të gjithë tatimpaguesit që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi dhe individët që do të jenë përfitues të këtij ndryshimi, të cilët do të kenë kohë deri në 5 qershor të aplikojnë njësoj siç ka qënë procedura për paketën e dytë nëpërmjet portalit e-filing.

Lexo: Një valë e madhe pushimesh nga puna. Denaj: fillimisht mund të arrijmë në 60 mijë të papunë

Sipas Ibrahimit, “Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë, paga e luftës do t’u kalojnë automatikisht të gjithë individëve që duhet të përfitojnë nga paga e luftës, dhe do të përfitojnë këtë pagë duke arritur numrin në total e 176 mijë personave”.

Të gjithë punonjësit e pushuar nga puna,(38 mijë), sipas saj, kanë përfituat nga paga e luftës.

Sipas të dhënave zyrtare, nga paketa e parë kanë përfituar 64 964 persona, ndërsa nga paketa e dytë përfituan 109 664 persona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0