Pa motivim për të punuar? Ja zgjidhja - Business Magazine Albania

Pa motivim për të punuar? Ja zgjidhja

Pa motivim për të punuar? Ja çfarë duhet të bëni
~4 minuta lexim

Ne të gjithë kemi momentet tona që nuk ndihemi mjaftueshëm të motivuar për të punuar në ditë të caktuara. E dimë që duhet të punojmë për të arritur qëllimet, por ndihemi të lodhur dhe të pafuqishëm.

Lexo:Bill Gates: vendet, kompanitë dhe njerëzit më të pasur duhet të jenë “më bujarë”
  1. Pranoni se në çfarë gjendje jeni

Kur nuk jeni të motivuar, ose ndiheni të paralizuar dhe nuk dini se çfarë të bëni për të kapërcyer këtë situatë më e mira është të pranoni gjendjen në të cilën jeni. Ekspertët e shëndetit mendor sugjerojnë praktikën e vetë-dhembshurisë. Në thelb, duke pranuar se situata juaj është vetëm e përkohshme dhe duke iu shmangur torturimit të vetes për të, kjo situatë humbet fuqinë e saj mbi ju. Mendoni për të dhe për mënyrën se si keni qenë në gjendje të kapërceni sfida të ngjashme në të kaluarën.

  1. Jini fleksibël

Nëse diçka nuk po funksionon, provoni ta bëni ndryshe. Për shembull, ndryshoni pamjen tuaj. Bëni mbledhjet tuaja në një park aty pranë, ose shkëmbeni detyrat e punës me një koleg për disa orë. Çfarëdo që të bëni për të ndryshuar gjërat, arsyeja që po i bëni është për t’u vetë kujdesur, për t’u rikarikuar, rifreskuar dhe për t’u kthyer në formë.

  1. Përqendrohuni në detyrat që ju interesojnë

Për t’ju ndihmuar të përballoni rrethanat tuaja që nuk doni të jeni në punë, por diku duke u relaksuar, studimet thonë se ju duhet të filloni ditën tuaj me detyra kuptimplota që kanë një qëllim prapa tyre, sesa me detyra që do t’ju sjellin më tej në vorbullën e apatisë. Organizojeni punën tuaj rreth çdo gjëje që ju sjell gëzim dhe kënaqësi.

  1. Thoni JO

Njerëzit produktivë jetojnë sipas vlerave dhe qëllimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë problem nëse u thënë JO njerëzve apo gjërave që nuk u shërbejnë atyre. Pra, nëse diçka ju vjen sot që ka pak vlerë dhe nuk do ua bëjë të nesërmen më të mirë, thjesht refuzojeni.

  1. Merrni një sy gjumë pasdite

Kjo tingëllon në kundërshtim me të qenit produktivë, por sipas hulumtimit të botuar në New York Times, një sy gjumë i shkurtër në pasdite në të vërtetë rrit produktivitetin dhe performancën në punë. E vërteta është, njerëzit nuk janë të gjendje të përqendrohen për më shumë se tre orë në të njëjtën gjë. Çdo gjë përtej kësaj pa marrë një pushim, apo një sy gjumë të shkurtër do ju bëjë të filloni të përjetojnë efektet negative të lodhjes dhe mungesën e fokusit.

  1. Përqendrohuni në planifikimin afatgjatë

Në mënyrë tipike, shumica prej nesh ulen një ditë më parë dhe planifikojnë listën e tyre të detyrave për ditën tjetër. Sipas Cal Newport, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Georgetown dhe autor i veprës Deep Work: Rules for Focused Success in a Distracted World, kjo është qasja e gabuar, sepse na kushton të mendojmë afatshkurtër, në vend që të shohim një pamje më të madhe me kohën dhe orarin tonë.

ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0