Ne të gjithë kemi momentet tona që nuk ndihemi mjaftueshëm të motivuar për të punuar në ditë të caktuara. E dimë që duhet të punojmë për të arritur qëllimet, por ndihemi të lodhur dhe të pafuqishëm.
Lexo:Bill Gates: vendet, kompanitë dhe njerëzit më të pasur duhet të jenë “më bujarë”
- Pranoni se në çfarë gjendje jeni
Kur nuk jeni të motivuar, ose ndiheni të paralizuar dhe nuk dini se çfarë të bëni për të kapërcyer këtë situatë më e mira është të pranoni gjendjen në të cilën jeni. Ekspertët e shëndetit mendor sugjerojnë praktikën e vetë-dhembshurisë. Në thelb, duke pranuar se situata juaj është vetëm e përkohshme dhe duke iu shmangur torturimit të vetes për të, kjo situatë humbet fuqinë e saj mbi ju. Mendoni për të dhe për mënyrën se si keni qenë në gjendje të kapërceni sfida të ngjashme në të kaluarën.
- Jini fleksibël
Nëse diçka nuk po funksionon, provoni ta bëni ndryshe. Për shembull, ndryshoni pamjen tuaj. Bëni mbledhjet tuaja në një park aty pranë, ose shkëmbeni detyrat e punës me një koleg për disa orë. Çfarëdo që të bëni për të ndryshuar gjërat, arsyeja që po i bëni është për t’u vetë kujdesur, për t’u rikarikuar, rifreskuar dhe për t’u kthyer në formë.
- Përqendrohuni në detyrat që ju interesojnë
Për t’ju ndihmuar të përballoni rrethanat tuaja që nuk doni të jeni në punë, por diku duke u relaksuar, studimet thonë se ju duhet të filloni ditën tuaj me detyra kuptimplota që kanë një qëllim prapa tyre, sesa me detyra që do t’ju sjellin më tej në vorbullën e apatisë. Organizojeni punën tuaj rreth çdo gjëje që ju sjell gëzim dhe kënaqësi.
- Thoni JO
Njerëzit produktivë jetojnë sipas vlerave dhe qëllimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë problem nëse u thënë JO njerëzve apo gjërave që nuk u shërbejnë atyre. Pra, nëse diçka ju vjen sot që ka pak vlerë dhe nuk do ua bëjë të nesërmen më të mirë, thjesht refuzojeni.
- Merrni një sy gjumë pasdite
Kjo tingëllon në kundërshtim me të qenit produktivë, por sipas hulumtimit të botuar në New York Times, një sy gjumë i shkurtër në pasdite në të vërtetë rrit produktivitetin dhe performancën në punë. E vërteta është, njerëzit nuk janë të gjendje të përqendrohen për më shumë se tre orë në të njëjtën gjë. Çdo gjë përtej kësaj pa marrë një pushim, apo një sy gjumë të shkurtër do ju bëjë të filloni të përjetojnë efektet negative të lodhjes dhe mungesën e fokusit.
- Përqendrohuni në planifikimin afatgjatë
Në mënyrë tipike, shumica prej nesh ulen një ditë më parë dhe planifikojnë listën e tyre të detyrave për ditën tjetër. Sipas Cal Newport, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Georgetown dhe autor i veprës Deep Work: Rules for Focused Success in a Distracted World, kjo është qasja e gabuar, sepse na kushton të mendojmë afatshkurtër, në vend që të shohim një pamje më të madhe me kohën dhe orarin tonë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.