Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën publike të dhënat për 11 muajt e vitit 2015. Sipas OSHEE-së, në 11 muaj të 2015 janë arkëtuar 59.4 miliardë lekë, ndërsa humbjet në rrjet kanë rënë me 6.8%.
OSHEE shton se “Ecuria ka qenë pozitive që prej fillimit të reformës. Në muajin nëntor të 2015 janë arkëtuar 4.6 miliardë lekë. Në 11 muaj janë arkëtuar 39% më shumë se në 2014. Reforma në energji është në rrugë të mbarë. Në të ardhmen do të ketë më shumë investime e shërbime”.
/Balkanweb/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto