Oscar 2019 - Ja çfarë na mëson fjalimi i Lady Gaga - Business Magazine Albania

Oscar 2019 – Ja çfarë na mëson fjalimi i Lady Gaga


Në fjalimin e saj të pranimit të çmimit, Lady Gaga na kujtoi të gjithëve se suksesi vjen duke punuar fort dhe duke refuzuar të hiqni dorë nga ajo që është më e rëndësishme për ju.

Lexoni: Diversiteti në vëmendje të Oscars 2019. Një leksion për sipërmarrjet dhe institucionet

“Ky çmim është rezultat i të punuarit fort,” tha Lady Gaga në skenë, ndërkohë që mori çmimin Best Original Song në edicionin e 91 të Academy Award. “Unë kam punuar shumë për një kohë të gjatë dhe nuk ka të bëjë me fitoren – por ka të bëjë me faktin që nuk kam hequr dorë kurrë”. Këngëtarja dhe aktorja, që fitoi çmimin Best Original Song për “Shallow” – këngë hit nga “A Star is Born”, dukej shumë e lumtur dhe mirënjohëse kur mbajti fjalimin e saj emocional. Gaga falenderoi anëtarët e familjes së saj, sistemin e saj të mbështetjes dhe na kujtoi të gjithëve se si të kemi vërtetë sukses – duke punuar (me zgjuarsi) drejt qëllimeve tuaja dhe duke ndjekur pasionin tonë.

“Nëse keni një ëndërr, luftoni për të,” vazhdoi ajo. “Ka një disiplinë edhe për pasionin. Dhe nuk ka të bëjë me faktin që refuzoheni, dështoni, por se sa herë ngriheni kur rrëzoheni dhe sa të guximshëm jeni për të vazhduar e vazhduar përsëri”.

Fjalimi i artistes i bën jehonë shumë mesazheve që ajo ka dhënë për publikun në të kaluarën, pasi ajo shpesh flet për pasionin e artit të saj, përkushtimin e saj për muzikën dhe për përpjekjet e saj personale. “Duhet të jeni unik dhe të ndryshëm dhe të shkëlqeni në mënyrën tuaj,” tha ajo në Grammy Awards vitin e kaluar.

Lexoni: Pse ka rëndësi tipografia – veçanërisht në çmimet Oscars?

Më në fund, Gaga na tregoi se çdo sukses i yni mbështetet nga njerëzit rreth nesh. Ajo dhe bashkëpunëtori i saj, Bradley Cooper, i cili shkroi dhe drejtoi filmin, performuan hitin e tyre të mrekullueshëm, “Shallow”, herët në mbrëmje – dhe në fjalën e saj ajo riafirmoi mirënjohjen e saj ndaj Cooper. “Nuk ka asnjë person të vetëm në planet që mund ta këndonte këtë këngë me mua, përveç teje,” i tha ajo. “Faleminderit që besove tek ne”.

burimi: ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0