DENIS GAFURI CONSULTING, CFO PHARMA dhe ODA E FARMACIVE të Kosovës organizojnë Seminarin më të madh të Farmacive në vend. Me datë 27 Mars 2021, është caktuar data e mbajtjes së seminarit më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë farmaceutike. I dedikuar enkas për të gjitha farmacitë seminari do të mbahet nga ora 08:30 – 16:30.
Tema kryesore që do të trajtohet është “Si ta bësh barnatorën tënde të suksesshme?” dhe nëntema “Teknika të menaxhimit për krizën që po e përjetojmë në ekonomi”. Do të jenë 8 (tetë) spikerë që do të shtjellojnë tema në fusha të ndryshme, me tema të mbështetura dhe të ilustruara me shembuj të industrisë farmaceutike, të cilat kanë të bëjnë me:
– Marketingu & Shitja;
– Plani i Biznesit;
– Burimet njerëzore;
– Administrimi;
– Legjislacioni;
– Financa.
QËLLIMI: të ofrohet informacion i kohëve të fundit lidhur me marketingun dhe shitjen, duke patur parasysh specifikat e barnatores si biznes, por edhe si shërbim.
Lexo: 4 mënyra se si ekipi juaj i shitjes mund të rikuperojë të ardhurat e humbura në 2021
| Seminari ështe i akredituar nga Oda e Farmacistëve me 6 Pikë Akredituese. Tarifa e pjesëmarrjes 30 €. |
MËNYRAT E PAGESËS:
- | Çmimi i biletës për pjesëmarrje: 30.00 € |; apo
- | Me blerjen e pakos së ofruar me produktet e caktuara në ofertë (të cilën e gjeni të bashkangjitur më poshtë), CFO PHARMA ofron pagesën e tarifës së Seminarit online “Si ta bësh barnatoren tënde të suksesshme”, i cili mbahet me datë 27.03.2021 |. Me blerjen e ofertës nga CFO pharma, ju bëheni automatikisht pjesë e lojës shpërblyese, ku ndër të tjera, çmimi i parë është biletë për një çift: pushime në Turqi.
APLIKIMI:
Rezervoni tani vendin tuaj, duke kontaktuar në:
– 049 893 693
– https://forms.gle/3xLrLhWvAQr8SWd6A
https://denisgafuri.com/product/bilete-per-webinar-si-ta-besh-barnatoren-tende-te-suksesshme/?fbclid=IwAR34znGbKxUUg57dQqPKxsrJbczVprWCPhZ8Uaf1j3HZRFuMwojFO–lQhU
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto