Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur sërish alarmin për rezistencën ndaj antibiotikëve. Aktualisht, 32 lloje antibiotikësh janë në fazë zhvillimi në të gjithë botën, por vetëm 12 prej tyre mund të konsiderohen risi. Nga këta, vetëm 4 janë efektivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH në listën e saj të zezë. Infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve shkaktojnë çdo vit 35 mijë vdekje në Evropë.
Në raportin e OBSH për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), që përfshin patogjenët më të rrezikshëm, përvijohet një e ardhme komplekse. Produktet farmaceutike për fëmijë janë veçanërisht problematike. Rezistenca ndodh kur bakteret, viruset, myku dhe parazitët nuk reagojnë ndaj ilaçeve, duke sjellë vështirësi në trajtim dhe deri te fataliteti.
Edhe kur antibiotikët e rinj janë të gatshëm, ata nuk arrijnë në të gjitha vendet, tha një zëdhënës i OBSH. Tashmë po shqyrtohen edhe alternativa të reja me agjentë biologjikë jo tradicionalë, si bakterofagët, antitrupat dhe agjentët imunomodulues. Ndër këto, bien në sy tre produkte me bazë fekalesh, të cilat shërbejnë për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.