Oraret e gjumit, si ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e stomakut

Oraret e gjumit, si ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e stomakut


Mjekët paralajmërojnë se ndryshimet e orareve të gjumit kanë një ndikim të fortë në metabolizëm. Sipas tyre, çdo vonesë e mundshme në zbatimin e një orari rigoroz të gjumit nxit një rezistencë më të lartë ndaj insulinës. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk flenë në orar, kanë më shumë akumulim të glukozës në gjak. Një gjë e tillë shkakton shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Lexo: Ministria e Financave: Ja si do të procedohet për përfitimin e pagesës së papunësisë, si pasojё e Covid-19

Çfarë është Insulina dhe përse ndikohet nga oraret e gjumit:

Insulina ndihmon trupin të përthithë glukozë nga ushqimi dhe ta përdorë atë për energji. Një pjesë e kësaj energjie ruhet në organizëm dhe vendoset në përdorim kur trupi fle. Sipas të dhënave, nëse njeriu vonon të flejë, atëherë trupi vazhdon të mbledhë sheqer nga ushqimet, edhe nëse nuk jeni duke ngrënë. Në këtë mënyrë, pikat e magazinimit të sheqerit në trup mbushen  shumë.

Kësisoj, sheqeri në gjak konvertohet në qeliza yndyrore. Çdo vonesë në fjetje e shtyn trupin të ruajë më shumë energji dhe të mos e shpenzojë atë. Në teori, kjo shpjegon përse cilësia e keqe e gjumit ka lidhje me një metabolizëm problematik. Ky problem vërehet shumë tek femrat.

Rreziku i shfaqjes së diabetit është më i lartë tek femrat në moshën e mesme, dhe lidhja mes insulinës dhe gjumit, shpjegon shumë gjëra mbi këtë fenomenon. Për më tepër, njerëzit që e shtyjnë gjumin për më vonë, kanë më shumë tendencë ta teprojnë me ushqimin dhe të jenë mbipeshë. Njerëzit që kanë probleme me gjumin, sipas të dhënave të AgroWeb.org, besohet të jenë më të prirur të konsumojnë gjëra të ëmbla ose ushqime të kripura.

Lexo: Krizat nxjerrin në pah liderin…

Cilësia apo sasia:

Shqetësimet e mjekëve dhe ekspertëve janë të mëdha në lidhje me vonesën në fjetje dhe nivelin e lartë të kalorive të konsumuara. Sipas tyre trupi është më i aftë të metabolizojë glukozën në orët e para të ditës se sa në mbrëmje.

Këshilla është nëse dëshironi të humbisni në peshë, përqendrohuni tek cilësia dhe oraret e gjumit, bashkë me një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe aktivitet fizik.

Burimi: Agroweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0