Krizat nxjerrin në pah liderin…

Krizat nxjerrin në pah liderin…


Nga Anila Bashllari, trajnere

E kemi dëgjuar këtë shprehje disa herë gjatë trajnimeve të lidershipit. E kemi marrë si informacion duke menduar që e kemi kuptuar dhe e dimë. Por, e vërteta është shumë larg asaj që dimë, sepse duhet të bëhesh ai person që të kuptosh realisht që e di. Kështu ndodh edhe me lidershipin.

Lexo: Rama: Mos paguani qeratë. Dënohet qeradhënësi që kërkon pagesën mujore si familjeve edhe bizneseve

Mund të marrësh informacion dhe të trajnohesh, por nëse nuk i vë në zbatim njohuritë e fituara nuk ke kuptuar asgjë. Dhe këtu qëndron vështirësia. Lidership-i nuk është çfarë ti ke dëgjuar apo ke mësuar, por personi që je bërë në bazë të atyre njohurive, KARAKTERI QË KE KRIJUAR!  Kjo është edhe arsyeja që në pjesën më të madhe të kohës lidershipi keqkuptohet. Nëse dikush ka një titull apo pozicion nënkupton që është lider. Ka raste që këto edhe përputhen. Fatkeqësisht, në pjesën më të madhe të rasteve nuk ndodh kështu.

Lidership-i i vërtetë nuk mund të caktohet, jepet apo emërohet. Ai fitohet dhe vjen si rezultat i influencës tek të tjerët pasi njerëzit të vlerësojnë për atë që je dhe kontributin që jep, pavarësisht statusit apo pozicionit. Njerëzit të ndjekin për veprat dhe jo thjesht çfarë thua. Në lidership nuk ka fiasko.  Ato që mendojnë se mund të shtiren, thjesht gënjejnë veten dhe zgjasin agoninë.

Pse po e filloj kështu këtë artikull? Pasi jemi në një krizë masive të lidershipit në rang botëror. Çdo ditë po shikojmë lidera më disfunksionalë se kurrë më parë, lidera që përpiqen të bëjnë atë që është politikisht korrekte për partinë që i ka sjellë në pushtet dhe jo çfarë është e drejtë apo në shërbim të njerëzve që i kanë votuar, çdo ditë po shikojmë se si po humbasin vlerat me kalimin e kohës.

Por, si gjithçka edhe kjo situatë do të ketë një përgjigje pasi ne nuk po jetojmë vetëm krizën e Covid-19, por një krizë njerëzore që ka filluar ka hera, me simptoma të qarta në lidership në të gjitha nivelet. Ky është një problem mbarë botëror. Kriza Covid-19 që po kalojmë nuk po bën gjë tjetër veç po ulëret duke na ftuar drejt ndryshimit. A po e dëgjojmë vallë? Kjo varet…

Lexo: OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000

Në këtë moment, që po shkruaj më erdhi në mendje simboli kinez i krizës, që në përbërje të tij ka dy fjalë: Rrezik & Mundësi. Të dyja si pjesë e së tërës. Kontradiktore, por që nuk mund të ekzistojnë pa njera-tjetrën. Përkundrazi, ndodhin në të njëjtën kohë. Si mund ta kthejmë rrezikun/krizën në mundësi?

Do t’i referohesha mentorit tim, John Maxwell, i cili thotë:

“Treguesi i vërtetë i lidershipit është influenca. Asgjë më shumë, asgjë më pak”.

Që të kesh influencë, nuk ka nevojë sa i fuqishëm apo karizmatik dukesh. Janë punët dhe veprat e mira, vlera që shton në jetët e të tjerëve të bën të tillë. Influencën e ndjejmë tek personi me integritet, tek i cili gjejmë shprehjen “Mos më thuaj. Thjesht tregoje me vepra”.

Në fakt lidershipi është tepër kompleks dhe janë një sërë faktorësh që e përcaktojnë. Por në këtë artikull do të fokusohem në një ligj tepër të rëndësishëm të lidershipit, veçanërisht në kohë krizash: Ligji i kohës.

Sipas John Maxwell, një ndër 10 liderat botërorë më influencues të kohës, Ligji i Kohës shpjegon qartë rëndësinë e vendimarrjes në kohën e duhur. Ky ligj nënkupton që:

• Veprimi i gabuar në kohën e gabuar çon në katastrofa.

• Veprimi i duhur por në kohën e gabuar krijon rezistencë tek njerëzit.

• Veprimi i gabuar në kohën e duhur është një gabim tjetër.

• Veprimi i duhur në kohën e duhur të çon drejt suksesit.

Ku gabuan disa shtete në kushtet e krizës që shkaktoi Covid-19? Mendoj që ndër të tjera në moskuptimin e Ligjit të Kohës dhe mosmarrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur. Gjithashtu një mungesë parapërgatitjeje dhe trajnim të strukturave përkatëse si dhe disiplina në zbatim. Gabimet kanë kosto të lartë dhe uroj që shpejt të reflektohet mbi to.

Lexo: Letra e Bill Gates: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë

Shtetet që miksojnë parimet e drejtimit demokratik me një disiplinë të fortë provuan një menaxhim më të mirë të situatave në izolimin dhe uljen e shkallës së infektimit të popullsisë. Kështu veproi Gjermania dhe Austria duke vepruar në kohën e duhur dhe ulur mundësinë e shpërndarjes së virusit. Po ashtu, Singapori ishte një nga eksperiencat ku marrja e shpejtë e masave dhe izolimi çuan në ndalimin e shpërndarjes dhe infektimit masiv në efekt-domino.

Italia, Spanja, Anglia apo edhe SHBA duket që do të vuajnë pasojat e një vendimmarrje jo në kohën e duhur. Rasti i Kosovës me rrëzimin e qeverisë ekzistuese është një shembull tjetër se si marrja e vendimit të gabuar në kohën e gabur mund të ketë pasoja!

Në situata krize, primare dhe imediate është ruajtja e shëndetit të popullsisë si dhe marrja e masave për përshtatjen e punës në industritë bazë sipas kushteve të reja të krijuara. Kuptohet që situata ekonomike do të përbëjë një sfidë më vete.

Çfarë mësimesh duhen nxjerrë? Reflektimi për një ridimensionim të mënyrës së të menduarit dhe vendimarrjes në një shkallë të gjërë: politikë bërësit, ato ligj zbatues, biznesi, arsimi, shëndetësia, media, shoqëria civile etj.

Lexo: OBSh-ja dhe Viber bashkojnë forcat në luftën kundër keqinformimit rreth Covid-19 me një shërbim chatbot ndërveprues shumëgjuhësh

Kur lideri i duhur, vepron në kohën e duhur, atëherë do të kemi rezultatet e dëshiruara.

Në artikullin e rradhës do të flas për një nga ligjet tepër të rëndësishme në lidership: Ligjin e Intuitës.

Deri atëherë, qëndro në shtëpi dhe kujdesu për veten, familjen dhe për heronjë e frontit, sepse të tillë janë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0