Ora e punës në Shqipëri më e ulta, me vetëm 2.2 euro - Business Magazine Albania

Ora e punës në Shqipëri më e ulta, me vetëm 2.2 euro


Shqipëria ka kostot më të ulta për orë pune në të gjithë Europën. Sipas Eurostat, kostoja mesatare  për orë punë në Bashkimin Evropian është mesatarisht 24 euro, ndërsa në Shqipëri vetëm 2.2 euro.

Madje krahasimi i Eurostat vë në dukje se edhe në rajonin e Ballkanit kostoja e punës është sa dyfishi i Shqipërisë me 4.4 euro për orë pune.

Kostoja e punës në Ballkan ka mbetur e ulët në vitet e pas krizës si rrjedhojë e një logjike që kanë ndjekur vendet në drejtim të konsolidimit fiskal.

Në këto kushte vendet e Ballkanit dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë këto kosto për të tërhequr më shumë investime dhe për t’i bërë prodhimet e tyre më produktive.

Edhe pse pagat në rajonin e Ballkanit u rriten me ritme të shpejta vitet e para krizës mesatarja e tyre është shumë poshtë niveleve evropiane.

Në mesin e të gjitha problemeve strukturore të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, punësimi mund të konsiderohet si sfida kryesore për vitet e ardhshme. Gjatë dy dekadave të fundit, situata është përkeqësuar në mënyrë progresive.

grafik-per-punet

Raporti i punësimit të popullsisë ka rënë nga rreth 45% në 1991 në 38% në vitin 2013.

Hendeku i vendeve të Ballkanit me mesataren e vendeve të Eurozonës është 14%. Situata e punësimit është më e rëndë për të rinjtë, ku vetëm 17% për qind e tyre janë të punësuar, sipas Eurostat.

Situata është edhe më alarmante duke e ditur se pjesëmarrja e të rinjve në strukturën e popullsisë është shumë më e lartë në Ballkanin Perëndimor se në Europë.

Situata është veçanërisht e vështirë në Kosovë dhe Bosnjë, ku pavarësisht rritjes pozitive dhe relativisht të lartë të ekonomisë papunësia jep shenja të vogla rënieje. Megjithatë, në Serbi dhe Maqedoni ka një trend pozitiv në drejtim të uljes së papunësisë.

Në Serbi niveli i papunësisë është ulur nga 23.9% në 2012 në 17.9% në vitin 2015, Ndërsa në Maqedoni, ku trend pozitiv ka filluar në vitin 2005 dhe nuk u ndërpre nga kriza, ai zbriti nga 29% në vitin 2013 në 26.1% në vitin 2015.

Disa zhvillime pozitive edhe mund të vërehet në Kroaci dhe Mali i Zi që nga viti 2014 dhe në Shqipëri që nga viti 2015.

 

burimi: gazetadita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0