Oprah Winfrey thotë se suksesi, përmbushja dhe lumturia juaj varen nga mënyra se si u përgjigjeni këtyre 2 pyetjeve - Business Magazine Albania

Oprah Winfrey thotë se suksesi, përmbushja dhe lumturia juaj varen nga mënyra se si u përgjigjeni këtyre 2 pyetjeve

Oprah Winfrey thotë se suksesi, përmbushja dhe lumturia juaj varen nga mënyra se si ju përgjigjeni këtyre 2 pyetjeve

Suksesi — në çfarëdo mënyre që zgjidhni për ta përcaktuar atë, sepse është një zgjedhje — ecën dorë për dore me lumturinë. Nëse nuk jeni aq nuk jeni aq të lumtur sa do të dëshironit të ishit atëherë ndoshta nuk jeni as i suksesshëm sa do të dëshironit të ishit. Mund të themi se Oprah Winfrey di pak për suksesin. Ajo hapi një rrjet televiziv. Një revistë. Udhëhoqi më të suksesshmit, veçanërisht për sa i përket ndikimit, kishte një talk show në prime time në televizion. Në aspektin financiar? Ajo ka një pasuri rreth 3 miliardë dollarë.

Lexo edhe: Me 3 fjalë, Oprah Winfrey dha një mësim të rëndësishëm mbi vetëpranimin

Por ajo nuk ishte gjithmonë e kënaqur me suksesin e saj, të paktën për sa i përket mënyrës se si u ndërtua.

Pasja e një shfaqje televizive shumë të ndjekur ishte një sukses i madh financiar për të. Por gjetja e qëllimit dhe pasionit të saj të vërtetë – duke përdorur platformën e saj për të qenë në shërbim të audiencës – është ajo që Oprah thotë se e bëri atë të ndihej e lumtur, e përmbushur dhe vërtet të suksesshme.

Ajo që Oprah këshillon është të mos shqetësoheni për të qenë “të suksesshëm”. Ajo për të cilën duhet të prokupoheni është shprehja e vërtet dhe më e larta e mundshme e vetes tuaj,  dhe më pas ta përdorni atë shprehje në shërbim të botës.

Nëse paradigma me të cilën e shihni botën është:

1. “Si mund të jem e dobishme me talentin tim?” dhe

2. “Si mund ta përdor atë në shërbim të të tjerëve?”

‘Atëherë ju garantoj, pavarësisht nga talenti apo ajo që ju ofroni, do të jeni të suksesshëm’ -shprehet Oprah Winfrey.

Në vend të suksesit të lidhur me numrat, titujt e punës, pasurinë, etj., merrni parasysh përkufizimin tuaj të suksesit dhe rikonsiderojeni atë, nëse doni të arrini të bëni një punë që, edhe nëse vetëm herë pas here, ju lejon të ndjeni se keni bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve të tjerë. Një punë që ju bën të ndiheni vërtet të përmbushur, të kënaqur dhe të lumtur. Punë që ju lejon të kontrolloni, në masën më të madhe të mundshme, fatin tuaj.

E bukura e fillimit të një biznesi është se jeni të lirë të zgjidhni llojin e biznesit. Kështu që kini parasysh të dizejnoni dhe ndërtoni biznesin tuaj — ose jetën profesionale — duke përdorur përkufizimin tuaj të suksesit. Përkufizimi juaj i shërbimit ndaj të tjerëve. Përkufizimi juaj i, jo vetëm, kush jeni, por kush dëshironi të jeni.

Paçkase të gjithë ne duhet të sigurojmë jetesën,  gjithashtu duhet të jetojmë.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0