Google fut Gemini AI në Gmail për t'ju ndihmuar të shkruani dhe përmblidhni emailet - Business Magazine Albania

Google fut Gemini AI në Gmail për t’ju ndihmuar të shkruani dhe përmblidhni emailet

Google ka implementuar një panel të ri anësor Gemini AI në Gmail që mund t’ju ndihmojë të shkruani emaile dhe të përmblidhni përmbajtjen e emaileve që ju kanë ardhur. Kompania po shton gjithashtu panelin anësor Gemini te Google Docs, Google Sheets, Google Slides dhe Google Drive. Lançimi i veçorive të reja vjen menjëherë pasi Google i shpalli ato muajin e kaluar në konferencën e zhvilluesve të I/O, e cila pati fokus në ofertat e reja të AI nga gjigandi i teknologjisë.

Me integrimin e opsionit më të ri, ju mund të përdorni Gemini në Gmail për të marrë ndihmë për përpilimin e një emaili ose për të marrë sugjerime për përgjigjen ndaj një email-i. Gjithashtu, mund të bëni pyetje dhe të gjeni informacione specifike nga përmbajtja e emaileve hyrëse tuaja ose nga dokumentet që keni në Google Drive.

Google vëren se Gemini në Gmail do t’ju mundësoj të bëni pyetjet tuaja rreth përmbajtjeve të dokumenteve tuaj dhe të keni bilance nga to. Për shembull, mund të pyesni Gemini AI: “Cili ishte numri i klientëve për këtë muaj në agjencinë time?” Ose, mund të pyesni: “Sa shpenzoi kompania për ngjarjen e fundit të marketingut.” Këto veçori ofrohen vetëm për klientët e Google Workspace me një shtesë Gemini Business ose Enterprise, një shtesë Gemini Education ose Education Premium ose një abonim në Google One AI Premium.

Në Google Docs, paneli anësor i Gemini mund t’ju ndihmojë të shkruani dhe përmirësoni përmbajtjen tuaj, të përmblidhni informacionin dhe t’ju ndihmojë të krijoni ide. Ju gjithashtu mund të krijoni përmbajtje bazuar në dokumente të tjera që keni të ruajtura.

Lexo edhe: Një portofol universal identiteti dixhital në planet e BE-së

Në Google Slides, Gemini mund t’ju ndihmojë të krijoni slide të reja dhe imazhe të personalizuara, si dhe të përmblidhni prezantimet.

Paneli i Gemini mund t’ju ndihmojë gjithashtu të gjurmoni dhe organizoni të dhënat tuaja në Google Sheets. Plus, mund të krijoni tabela, të gjeneroni formula dhe të merrni ndihmë për kryerjen e detyrave të caktuara që ju duhet të përmbushni. Në Google Drive, paneli Gemini mund të përmbledhë dokumentet dhe të nxjerrë fakte të shpejta rreth një projekti tuajin.

Ashtu si me panelin Gemini në Gmail, do t’ju duhet të paguani për Gemini për të aksesuar veçoritë në Google Docs, Google Slides, Google Sheets dhe Google Drive.

Google është gjigandi me risinë më të fundit i teknologjisë që shton veçori gjeneruese të AI në aplikacionet dhe shërbimet e tij të njohura, të përdorimit të përditshëm. Në fillim të këtij viti, Meta solli chatbotin e tij të AI në Instagram dhe WhatsApp, ndërsa Apple kohët e fundit njoftoi se po sjell veçori gjeneruese të AI në aplikacionet dhe shërbimet e saj, duke përfshirë Siri, Messages, Mail dhe Notes.

Deri më tani, përdoruesit që nuk janë të interesuar për mjetet gjeneruese të AI, si ChatGPT i OpenAI, kanë qenë në gjendje t’i shmangin ato. Por ndërsa gjigantët e teknologjisë vazhdojnë të shtojnë AI në aplikacionet dhe shërbimet e tyre të përditshme, AI gjeneruese do të jetë më e vështirë të shmanget.

 

TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0