Jorida Tabaku, Deputetja e Partisë Demokratike, së bashku me një grup deputetësh ka prezantuar në Kryesinë e Kuvendit nismën ligjore për uljen e TVSH-së.
Znj. Tabaku ka theksuar se ulja e TVSH-së nga 20% në 6% u shërben qytetarëve, pasi ndihmon shtresat në nevojë dhe rrit konsumin.
“Ulja e TVSH do bëjë atë që kanë bërë vendet e tjera të BE-së, atë që nuk po e bën dot qeveria, do ndihmojë shtresat në nevojë të rrisë dhe nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë TVSH edhe për ekonominë, kanë ulur edhe TVSH për energjinë”, theksoi ajo.
Lexo: Shqipëria nis zbatimin e rregullave për lehtësimin e tregtisë me BE dhe vendet e CEFTA
Propozimi i opozitës, sipas tyre, është konkret dhe i heq mundësinë qeverisë që të thotë është një nismë populiste dhe nuk u shërben qytetarëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto