OpenAI po u dhuron studentëve abonime falas në ChatGPT Plus... - Business Magazine Albania

OpenAI po u dhuron studentëve abonime falas në ChatGPT Plus për provimet finale

Nëse ti që po e lexon këtë lajm je një student shqiptar që jeton në SHBA apo Kanada, ky artikull është për ty.  Një ndihmë e re dhe e fuqishmë në dispozicion, OpenAI po ofron dy muaj falas në ChatGPT Plus, nivelin premium të mjetit të njohur të inteligjencës artificiale.

Abonimi në ChatGPT Plus, që normalisht kushton 20 dollarë në muaj, ofron qasje në mjetet më të avancuara si:

-Modeli Deep Research, për kërkime të thelluara dhe analiza më të sakta;

-Qasje në GPT-4.5 (previeë), një version më i fuqishëm dhe më i saktë se modeli falas;

-Kufi më të larta përdorimi, më shumë pyetje, më shumë skedarë të ngarkuar dhe më shumë funksionalitete;

-Përdorim më të gjerë të mënyrës me zë dhe ndarje ekrani në kohë reale, për një përvojë më dinamike të mësimit.

Pse ia vlen ta provosh?

Nëse nuk kupton pse gabove në një ushtrim, mund t’i ngarkosh testin tënd ChatGPT-së dhe ajo do të të shpjegojë hapat e gabuar.
Nëse je duke praktikuar një gjuhë të huaj, mënyra me zë është ideale, AI mund të flasë me ty në nivelin tënd dhe të ndihmojë të përmirësohesh.

Mund të ngarkosh edhe shënimet e tua nga leksionet dhe t’i kërkosh ChatGPT-së të të krijojë kuize të personalizuara, një mënyrë perfekte për t’u përgatitur për provim në kushte të ngjashme me një test të vërtetë.

Këshillë: Mos u mbështet vetëm tek AI! ChatGPT është një mjet shumë i dobishëm, por ndonjëherë mund të japë shpjegime që, ndonëse teknikisht të sakta, nuk përputhen me përdorimin praktik në jetë reale apo në kontekstin akademik.

Si të aplikosh për ofertën falas

Oferta është e vlefshme nga 31 marsi deri më 31 maj 2025, dhe të jep dy muaj falas në ChatGPT Plus sapo ta aktivizosh.

OpenAI do të verifikojë statusin tënd si student në mënyrë automatike përmes këtyre metodave:

  1. Burime të autorizuara: Si p.sh. zyrat e regjistrimit të universiteteve, përmes platformës SheerID;
  2. Single Sign-On (SSO): Nëse është e nevojshme, do të kërkohet të hysh me kredencialet e universitetit për të vërtetuar lidhjen me institucionin.

Nëse asnjë nga këto metoda nuk funksionon, mund të kalosh në një verifikim manual, duke ngarkuar dokumente të tilla si:

-Letra pranimi;

-Kartë studentore;

-Dëshmi të regjistrimit në universitet.

Nëse universiteti yt nuk figuron në listë, mund të kërkosh që ai të shtohet përmes një formulari të veçantë që ofron OpenAI, nuk ka garanci që do të pranohet, por ia vlen të provohet për të përfituar kursimin prej 40 dollarësh.

Nëse tashmë je abonent i ChatGPT Plus?

Mos u shqetëso, OpenAI do të të shtojë dy muaj falas mbi abonimin ekzistues, kështu që nuk humbet asgjë.

Kjo është një mundësi fantastike për studentët që duan të shtojnë një “as” në mëngë gjatë përgatitjeve për provime.

TechRadar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0