ONE ALBANIA shpalos strategjinë për zgjerimin e infrastrukturës me fibër - Business Magazine Albania

ONE ALBANIA shpalos strategjinë për zgjerimin e infrastrukturës me fibër

ONE ALBANIA

One Albania vendos në qendër të strategjisë për tregun fix, zgjerimin e infrastrukturës së fibrës optike në të gjithë vendin. Investime të shtuara për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e shpejtësisë së internetit janë disa nga iniciativat e kompanisë të ndërmarra menjëherë pas shkrirjes së dy gjigandëve të telekomunikacionit.

Fokusi kryesor i kompanisë  është një rrjet dhe shërbime më të mira, si dhe një eksperiencë e përmirësuar dhe e përkushtuar ndaj klientit, duke e bërë atë zgjedhjen e parë të shqiptarëve. Kjo kompani prezanton sot infrastrukturën më të madhe të rrjetit në Shqipëri, me mbi 6000 km fibër anembanë  vendit, me një rrjet celular shumë të besueshëm 4G+ dhe me infrastrukturë fibër. Kompania ka ofruar histori të njëpasnjëshme suksesi dhe në  vizionin e vet synon të jetë një qendër e re për lidhjen ndërkontinentale të fibrave dhe trafikun tranzit të operatorëve.

Për të mësuar më tepër për zhvillimet në teknologjinë  dhe tregun e telekomunikacioneve si dhe planet konkrete të kompanisë për atë çka do t’i ofrohet klientëve, kemi zhvilluar një intervistë me z. Ilir Duka, Drejtor i Grupit të Teknologjisë.

Duka, ONE Albania gëzon statusin e ofruesit të infrastrukturës më të madhe të rrjetit fibër. Si ka ndikuar ky fakt në transformimin e ofrimit të shërbimeve për shqiptarët dhe në transforminin e peizazhit digjital në vend?

Me mbi 6000 km fibra të shpërndara në të gjithë vendin, ONE Albania ka forcuar padyshim pozicionin e saj si një lider në industri, e angazhuar intensivisht për transformimin e peizazhit digjital.

ONE Albania është i vetmi rrjet që ofron infrastrukturën e fibrës optike, tashmë të disponueshme në të gjitha zonat urbane, në mbarë vendin dhe shërbime fikse broadband, jo vetëm për klientët e saj, por edhe shpërndan internet për shumë operatorë të tjerë alternativë të Shqipërisë.

Gjatë tre viteve të fundit, kompania ka ndërmarrë një investim intensiv në vendosjen e Fibër Rollout, duke shfrytëzuar teknologjinë GPON. Sot, rrjeti i fibrave të ONE mbulon 245,000 familje, ose 55% të tregut të adresueshëm, një shifër kjo që flet për epërsi konkurruese.

Përdoruesit mund të përjetojnë kapacitetet e lidhjes dhe shpejtësinë e internetit që arrin deri në 1 Gbps, duke rikonfirmuar angazhimin e ONE Albania për të ofruar shërbime të nivelit të lartë si për klientët rezidencialë ashtu edhe për ata të biznesit. Viti 2023 shënoi një moment historik të rëndësishëm për ONE Albania, pasi prezantoi 36,000 porta të reja për lidhjen Fiber to the Home (FTTH).

Me fokus të veçantë në kryeqytet, kjo nismë intensive zhvillimi e shtyu kompaninë të mbulojë gati 80% të zonës urbane brenda bashkisë së Tiranës. Fuqia e këtij rrjeti të gjerë është angazhimi i pashembullt i ONE Albania për ndërtimin e “backbone” më të mbrojtur dhe më të fortë të fibrave. I shtrirë mbi 2000 km dhe duke përfshirë teknologjitë më të avancuara si DWDM (Dense Wavelength Division Multiplexing) dhe IPMPLS (Internet Protocol Multi-Protocol Label Switching), rrjeti është i mbrojtur nga topologji unazore të vendosura në mënyrë strategjike nëpër autostradat dhe rrugët kryesore të vendit. Për më tepër, ONE Albania qëndron si porta kryesore e Internetit në vend. Krenohemi me 11 ndërlidhje ndërkombëtare ndërkufitare përmes kabllove me fibra optike nënujore, duke lidhur pesë vende fqinje dhe duke e bërë ONE Albania të gëzojë statusin e rrjetit më të ndërlidhur në vend.

Do donim të zbulonim pak më shumë mbi strategjinë ambicioze të zgjerimit të fibrave për 2 vitet në vazhdim.

Me një vizion të qartë, ne në ONE Albania vërtetë kemi një strategji shumë ambicioze të zgjerimit të fibrave për periudhën 2024-2026. Katër shtyllat kryesore të kësaj strategjie përfshijnë një shtrirje të gjerë të gjurmës së fibrave, duke synuar të arrijë 450,000 familje urbane në çdo qytet të vendit. Kompania gjithashtu planifikon të lehtësojë migrimin e klientëve ekzistues nga teknologjia e trashëguar, e bazuar në bakër xDSL në teknologjinë inovative GPON , të bazuar në fibra, duke siguruar shërbime me cilësi të lartë, mbështetje afatgjatë për kërkesat e rritura të klientëve dhe rritje të efikasitetit të funksionimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit. Për më tepër, ONE Albania do të mbështesë në mënyrë aktive rritjen në segmentet Business-to-Business (B2B), duke ofruar zgjidhje të dedikuara  dhe rrjete të përshtatura për nevojat e ndryshme të subjekteve qeveritare dhe ato private. Si pjesë e planit vizionar, synohet të zhvillohet më tej infrastruktura dhe kapacitetet e bazës së fibrave, duke parashikuar kërkesat në rritje nga trafiku Fiks Broadband (FBB) dhe Mobile Broadband (MBB), kërkesat lokale të nxitura nga ardhja e teknologjisë 5G, dhe vizioni i të bërit ONE Albania një qendër e re për lidhjen ndërkontinentale të fibrave dhe trafikun tranzit të operatorëve.

Përparimet e ONE Albania në teknologjinë e fibrave janë shembull i një përkushtimi ndaj inovacionit, lidhjes dhe një vizioni që kapërcen kufijtë kombëtarë. Ndërsa kompania vazhdon të udhëheqë në fushën e telekomunikacionit, këto arritje shënojnë një pikë kthese në evolucionin digjital të vendit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0