Olisa Porodini: "Website i era.al, kartëvizita jonë për të gjithë klientët"

Olisa Porodini: “Website i era.al, kartëvizita jonë për të gjithë klientët”


Era ose siç e njohim të gjithë piceri Era ka qenë ndër vite një kompani e ndjeshme ndaj konsumatorit, jo vetëm në shërbimin në restorantet e saj, por edhe duke përqafuar shume shpejt ndryshimet që ndodhin në epokën e dixhitalizimit dhe blerjeve online.

1. Së fundmi është lançuar edhe website i ri i Erës, www.era.al. Çfarë synimi keni patur dhe çfarë risie ka sjellë ai në tregun shqiptar? 

Që në fillimet e saj në vitin 1999, Era ka patur qëllim kryesor, orientimin drejt konsumatorit të cilin vazhdon ta ketë dhe në ditët e sotme. Përpos 2 restoranteve, Era ofron shërbimin Delivery, i cili është i pari i këtij lloji në tregun shqiptar dhe shërbimin Era Catering. Përsa i përket këtij të fundit operojmë me 12 pika në cateringun e korporatave, paketat e drekës Business Lunch dhe organizimin e eventeve.

Era me profesionalizmin dhe përvojën prej më shumë se një dekadë operon në tregun e kryeqytetit dhe më gjerë, në organizimin e eventeve, duke krijuar një kontakt më të shpeshtë me klientët. Kështu lindi nevoja dhe dëshira për t’iu ndodhur më pranë klientit, për t’i lehtësuar atij proceset e porosisë, për t’i krijuar besim dhe një lidhje më të ngushtë apo për t’i informuar më gjerë me produktet tona.

Era.al ka kohë që ka ekzistuar, si një faqe web-i multifunksionale. Por në fillim të 2018-s përfundoi ajo që unë e quaj sot “kartëvizita” e shoqërise Era 2000. E quaj të tillë pasi kjo faqe e re është konçize, shërbimet janë të ndara dhe informacioni është konkret. Klienti orientohet dhe informohet më gjerë mbi një temë të caktuar, e ka lehtësisht të aksesueshëm dhe të identifikueshëm procesin.

Klientët njohin “Piceri Era”, por jo të gjithë “pjestarët” e “familjes Era” dhe për ne ka qenë shumë e rëndësishme të krijojmë këtë mundësi prezantimi.

Era ka filluar si restorant dhe sot është një kompani në të cilën punojnë 280 persona në disa shërbime. Janë historitë e gjithësecilit prej nesh që janë të “treguara” në çdo menu të punuar, në çdo pjatë të shërbyer. Janë dhjetra njerëz që qëndrojnë pas çdo zile telefoni që bie në recepsionin e Era Delivery dhe të tilla ka rreth 400 në ditë. 😊

Kemi dashur të përcjellim atë që ne jemi, atë që ne bëjmë çdo ditë dhe këte kemi dashur ta përcjellim sa më natyrshëm, pasi dhe klientët tanë na kanë zgjedhur, na pranojnë, na duan dhe kjo është arritja jonë më e madhe.

Kujtoj që vite më parë ka qenë Era, e cila krijoi shop-in e parë të shërbimit delivery. Duke patur klientin në qendër të vëmendjes sigurisht kemi sjellë përsëri risi në shërbimin e Catering online. Sot, pas rritjes së kërkesës, rritjes së informacionit që kanë klientët, por dhe duke dashur të jemi sa më transparent dhe të lehtësojmë “rrugëtimin e klientit për tek Era”, vendosëm të krijonim një shop për eventet e catering. Për herë të parë, çdokush që dëshiron të organizojë një event të përmasave të ndryshme, mund të drejtohet në website, duke u informuar dhe vizualisht mbi të gjitha mundësitë, në çdo kohë dhe duke realizuar kështu eventin e personalizuar.

2. Pra tashmë, kushdo që dëshiron të porosisë nga Era Delivery apo Era Catering, mund ta bëjë atë lehtësiht në www.era.al, në dy shopet e ndërtuara posaçërisht për ta. Si po reagojnë klientët tuaj ndaj këtyre ndryshimeve? A është më lehtë për ta që të porositin direkt në website?

Shop i Era Delivery ka ekzistuar dhe më parë, edhe pse jo shumë aktiv. Klientët e kanë njohur si proces dhe kanë filluar ta përdorin që ditën e parë të lançimit. U ndje një familjarizim me faqen dhe Era Delivery Shop Online, që tregon se klientëve të Erës i pëlqen, guxojnë dhe e kërkuan vetë këtë formë.

Ndërkohë që Shop i Era Catering është një risi e madhe dhe për vetë Erën. Nevoja për krijimin e saj lindi si rezultat i kërkesave të klientit për të patur një njohje më të mirë të produkteve, për t’i parë realisht, por dhe për të lehtësuar komunikimin mes dy palëve duke qenë sa më transparent mbi atë që klienti zgjedh dhe atë që Era ofron. Kjo risi kërkon kohën e vet për t’u pranuar. Klienti i ri friksohet, herë-herë kërkon ta mënjanojë duke dashur të shmangë gabimet, ndërsa klientët besnikë të Erës e pëlqejnë, ndihen të vlerësuar dhe e shohin si investim dhe kujdesje ndaj tyre. Është e qartë se si çdo gjë e re edhe kjo risi do afrohet tek klienti me kalimin e kohës dhe në mënyrë të natyrshme. Në fakt është ajo që ne kërkojmë, pasi kjo dhe të gjitha këto zgjidhje janë një mundësi “më shumë” për klientin për t’i lënë atij në dorë “rrugën” që do zgjedhë për të arritur tek Era.

3. Cilat kanë qenë pritshmëritë tuaja në lidhje me platformën e re? A janë realizuar ato përgjatë këtyre muajve që website ka qenë online?

Qëllimi kryesor ka qenë, t’i japim klientit një mundësi më shumë. Kontakti me klientin dhe lidhja shpirtërore e tyre me Erën ka qenë një nga ”pikësynimet” e mira të kësaj platforme. Dëshira kryesore ka qenë që klienti të kuptojë se Era nuk është vetëm restorant apo biznes, por një “bashkim fuqish” e njerëzve të thjeshtë, punëtorë dhe të apasionuar. Era është shoqëri, e cila jep kontributin tek personat në nevojë dhe nuk qëndron indiferente ndaj shtresave të brishta sociale. Ashtu sikurse tregova më parë, era.al është kartëvizita e Erës, prezantimi gjithpërfshirës i Erës tek konsumatori.

Ana funksionale sigurisht ka patur një rol shumë të rëndësishëm në web-in e ri. Muajt e parë të funksionimit kanë qenë shumë pozitivë duke i arritur e kaluar pritshmëritë tona. Interaktiviteti ka qenë i lartë lidhur me klikimet, porositë, shkarkimet dhe e gjitha kjo pa asnjë formë promocionale. Patjetër që është një arritje aq më shumë duke menduar që me kalimin e kohës, kjo marrëdhënie do të intensifikohet.

4. Një tjetër inovacion nga ana juaj është dhe lançimi i aplikacionit Era Delivery. Mund të na tregoni më shumë për këtë?

Aplikacioni Era Delivery është një risi në tregun shqiptar, jo sepse nuk ekziston një aplikacion i përafërt, por sepse është një aplikacion i dedikuar për Erën, në të cilin përfshihen shumë funksione dhe informacione që janë shumë praktike për konsumatorin duke qenë se janë mobile. Nëpërmjet këtij aplikacioni, Era u jep një mundësi tjetër klientit për t’u njohur me shërbimet në përgjithësi, mundësi për të porositur në shërbimin delivery dhe shumë shpejt do të ketë dhe funksionin e kartës së besnikërisë në të.

Në asnjë rast nuk kemi dashur të shkëpusim marrëdheniet njerëzore me klientin, pasi të gjitha këto risi teknologjike, mund ta krijojnë këtë ide. Jo! Era ka dashur dhe gjithmonë do të kërkojë rrugëzgjidhje dhe mundësi të reja për konsumatorin, për t’i lehtësuar atij rrugën, për ta familjarizuar sa më shumë me to. Të gjitha këto ndryshime vijnë në radhë të parë dhe kryesisht për konsumatorin. Është e qartë që është ai që në fund do të bëjë përzgjedhjen finale, duke vendosur për zgjidhjen më të mirë për veten. E rëndësishme është që rruga ta sjellë tek Era 😊

5. Cilat janë objektivat, që i keni vendosur vetes përgjatë këtij viti? 

Objektivi kryesor i këtij viti është lidhja afatgjatë me klientin. Ajo që Era dëshiron është “ të trashëgohet dashuria dhe lidhja me Erën”. Nëse dje tek Era vinte tezja ime dhe më merrte me vete për një drekë, sot vij unë dhe sa herë më vijnë nipi dhe mbesa nga jashtë, dua të krijoj një minikujtim në një drekë tek Era. Këtë dëshirojmë: Të trashëgojmë dashurinë!

Çdokush sot, nëse e pyesim, e ka një kujtim tek Era, bëhet nostagjik. Era nuk është thjesht një restorant, Era është histori. Historia e një familjeje të madhe, e cila krijohet nga momentet e gjithësecilit prej nesh, ku jemi ndjerë mirë dhe prandaj rikthehemi, sepse Era është “Familje”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0