OBSH: Situata është alarmante nga mutacioni, duhet të bëhet më shumë - Business Magazine Albania

OBSH: Situata është alarmante nga mutacioni, duhet të bëhet më shumë

Dega për Evropë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar se duhet të bëhet më shumë, sepse situata është e vështirë nga përhapja e variantit të ri të virusit.

Në një konferencë për media, drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge, shpjegoi se situata aktuale “pikë kthese e pandemisë”, ndërkohë që vende të ndryshme në Europë kanë një shtim të rasteve të reja. Gjysma e 53 vendeve në rajon po raporton një shkallë të incidencës shtatë-ditore prej më shumë se 150 raste të reja për 100,000 njerëz  ndërsa një e katërta ka regjistruar një rritje më shumë se 10% të rasteve gjatë javës së kaluar.

Kluge tha se vendet që kanë vaksinën Pfizer/BioNTech mund të jenë fleksibël në lidhje me ditët midis dozave të para dhe të dyta, duke thënë se duhet të vendoset një ekuilibër midis shfrytëzimit sa më të madh të furnizimeve të kufizuara dhe mbrojtjes së sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. “Kjo është situatë alarmante, që do të thotë se për një periudhë të shkurtër kohore ne duhet të bëjmë më shumë dhe duhet të intensifikojmë masat shëndetësore publike dhe ato sociale, që të sigurohemi që të rrafshojmë kurbën në disa shtete”, tha Kluge.

LEXO: OBSH: Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vitin 2019

Tashmë dihet se viruset ndryshojnë vazhdimisht, ndërkaq është vërtetuar nga ekspertet se varianti i ri i koronavirusit nuk shkakton simptoma më të rënduara, por përhapet më shpejt. Për ekspertët e OBSH-së ky është një shqetësim i madh. “Pa rritur kontrollin që të ngadalësojmë shpërndarjen, ndikimi do të ndjehet në institucionet shëndetësore, tashmë të ngarkuara”, tha Kluge.

Mutacioni është zbuluar në 22 vende evropiane, tha Kluge, duke shtuar se për momentin nuk ka ndonjë ndryshim të madh te sëmundja, po transmetueshmëria e variantit të ri është arsye për shqetësim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0