OBSH: Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vitin 2019 - Business Magazine Albania

OBSH: Sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vitin 2019

Sëmundjet jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe diabeti tani janë shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Një ndryshim i rëndësishëm nga disa vite më parë. Këto dy sëmundje janë në vend të shtatë nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në botë. Sipas një studimi të botuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),nga Alzheimer dhe format e tjera të demencias e deri tek sëmundjet tjera tani janë ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjes, ndërsa vdekjet nga diabeti u rritën 70% globalisht midis viteve 2000 dhe 2019.

“Shifrat e reja tregojnë nevojën për vëmendje në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kronike të frymëmarrjes. Këto vlerësime të reja janë një tjetër kujtesë që ne kemi nevojë për të përshpejtuar parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve jo-ngjitëse, “tha ai.

Shtatë sëmundjet e theksuara në raport përbënin 44% të të gjitha vdekjeve në mbarë botën, në vitin 2019. Pas sëmundjes së zemrës, e cila vrau gati 9 milion njerëz në 2019, goditjet në tru dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike ishin shkaqet e dyta dhe të treta kryesore të vdekjeve. Trakea, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e veshkave, gjithashtu ishin në rritje. Demencia renditet si shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve dhe më të prekura janë gratë, rreth 65% e të gjitha vdekjeve ishin gra. Diabeti, i nënti në listë, ka shkaktuar vdekje më të mëdha tek meshkujt. Rreth 80% e vdekjeve nga diabeti janë meshkuj që nga viti 2000. Sipas raportit, vdekjet nga sëmundjet ngjitëse kishin rënë në 20 vitet e fundit, por mbetën një sfidë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Infektimet nga HIV / Aids ranë që prek vitit 2000 ku ishte në vendin e 8 të vdekjeve në botë, ndërsa tuberkulozi ra nga vendi i shtatë në vitin 2000 është në vendin 13 në vitin 2019. OBSH theksoi vdekjet e shkaktuara nga lëndime të tilla si aksidente rrugore dhe përdorimi i drogës ku kishte një rritje prej 30% të vdekjeve të lidhura me drogën midis vitit 2000 dhe 2019.

LEXO: Organizata Botërore e Shëndetësisë: Ja sesi NUK transmetohet virusi

“Raporti i OBSH, tregon se disa sëmundje mund të ishin parandaluar dhe nuk do të kishin marrë mijëra jetë. Nëse qeveritë sot ë jenë më serioze në parandalimin e sëmundjeve në një shkallë masive, atëherë duhet të investojnë në shëndetin e qytetarëve dhe të promovojnë mjedise të shëndetshme duke trajtuar faktorët e zakonshëm të rreziqeve, si alkoolin, duhanin, mungesën e aktivitetit, dietat jo të shëndetshme dhe ndotja e ajrit, duke siguruar që mund të kenë qasje me diagnozat e lart përmendura,” shpjegon Katie Dain nga zyra e Aleancës së Sëmundjeve jo-ngjitëse, pjesë e OBSH.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0