OBSH nis investigimin mbi Covid-19 - Business Magazine Albania

OBSH nis investigimin mbi Covid-19

Ekipi i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatitet të lërë karantinën në qytetin kinez të Wuhan dhe të fillojë një hetim të shumëpritur për origjinën e pandemisë Covid. Anëtarët e ekipit ndërkombëtar prej 13 personash do të përfundojnë karantinën e tyre dy-javore në 24 orët e ardhshme, duke u larguar në një qytet që dikur ishte qendra e shpërthimit global, por tani, një vit më pas, është kthyer kryesisht në normalitet. Kontrolli i punës së ekipit do të jetë i pamasë, pasi ata ‘prekin’ në atë që ka të ngjarë të jetë një fushë e minuar politike në kërkim të zbulimit të origjinës së Covid-19. “Sytë dhe vëmendja e botës janë fiksuar në këtë vëzhgim” tha virologu gjerman Marion Koopmans, i cili është pjesë e skuadrës që kanë shkuar në Kinë.

Misioni ka vuajtur nga vonesat, shqetësimet mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë akuzuar Pekinin për fshehje të shkallës së shpërthimit fillestar dhe ka kritikuar kushtet e vizitës sipas të cilave ekspertët kinezë kryen fazën e parë të hulumtimit. Ekipi u largua nga hoteli menjëherë pas orës 3 pasdite. (07:00 GMT) pa folur me gazetarët, të cilët ishin mbajtur në një distancë prapa pengesave të verdha dhe hipën në një autobus, shoferi i të cilit kishte veshur mjete të plota mbrojtëse.

“Paksa e trishtuar për t’i thënë lamtumirë ‘palestrës’ time dhe ‘zyrës time’ ku kam qenë i  mbyllur për 2 javët e fundit !!”, shkroi anëtari i ekipit Peter Daszak më herët të enjten, së bashku me fotot e pajisjeve të stërvitjes dhe një tavolinë në dhomën e tij të hotelit. “Kalimi në fazën tjetër të punës tani me ekipin e misionit të OBSH & homologët e Kinës,” tha ai me tej.

LEXO: OBSH: Varianti i ri i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Ekipi, i cili punoi me videokonferencë ndërsa ishte në karantinë, drejtohet nga Peter Ben Embarek, eksperti i OBSH-së për sëmundjet e kafshëve që kalojnë në specie të tjera dhe pritet të qëndrojë në Kinë për dy javë të tjera. “Nuk ka garanci për përgjigje,” u tha gazetarëve shefi i urgjencës i OBSH Mike Ryan më parë këtë muaj. “Ishte një detyrë e vështirë të përcaktohet plotësisht origjina dhe nganjëherë mund të duhen dy ose tre ose katër përpjekje për ta bërë atë në mjedise të ndryshme.“

Të afërm të viktimave të Covid-19 në Wuhan thonë së autoritetet kineze u kanë bllokuar llogaritë në rrjetet sociale dhe po i bëjnë presion që të mos tregojnë asgjë teksa skuadra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka nisur hetimin mbi origjinën e virusit. Shumë familjarë janë bashkuar për të kërkuar që të mbahet përgjegjësi nga qeveria kineze për mënyrën se si u përballua situata me koronavirusin.

Sipas disa dëshmive të të afërmve të viktimave, të shpërndara nga qytetarë të tjerë në rrjete sociale, presioni i autoriteteve është rritur veçanërisht pas vëzhgimit të skuadrës së OBSH-së. Një platformë në të cilën ishin regjistruar 80-100 familjarë të viktimave të personave të prekur me Covid-19 është zhdukur ditët e fundit dhe sipas njërit prej anëtarëve, Zhang Hai kjo tregon se qeveria kineze është nën trysni dhe po përpiqet të fshehë diçka.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0