Numri i netëqëndrimeve, jugu braktiset nga vendasit. Durrësi me numrin më të lartë të pushuesve - Business Magazine Albania

Numri i netëqëndrimeve, jugu braktiset nga vendasit. Durrësi me numrin më të lartë të pushuesve

Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin Korrik. Instituti i Statistikave raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezidentë, me 12.9 për qind në raport me Korrikun e një viti më parë.

“Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 14,9 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 15,0″, thuhet në publikim.

Lexo edhe: Rritet numri i netëve të qëndrimit në hotele. Shtohen pushuesit me rulota

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai në qendër diçka e konfirmuar edhe nga tur-orperatorët, ku kontribues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë, sipas turoperatorëve, sepse kishte kapacitetin më të lartë akomodues. Ndërkohë, Jugu duket se është braktisur nga vendasit, të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind, diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netëqëndrimeve, të cilat janë 14,9 %, më të larta krahasim me muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 35,1 % që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,9 %, kundrejt 36,0 % që ishte në muajin Korrik 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0