Nuk shkruante dhe as lexonte deri në moshën 18- vjeçare. Sot profesor në Kembrixh! - Business Magazine Albania

Nuk shkruante dhe as lexonte deri në moshën 18- vjeçare. Sot profesor në Kembrixh!

Jason Arday ishte diagnostikuar me autizëm dhe deri në moshën 11 vjeç nuk mundej as të fliste. Pasi nisi të flasë, nuk shkruante dhe as lexonte dot deri në moshën 18 vjeç.

Tani është 37 dhe është profesor në Universitetin e Kembrixhit.

“Kjo është ajo që unë doja të bëja”, thotë sot.

I lindur dhe i rritur në Clapham, në jugperëndim të Londrës, Jason e vuri në dyshim botën përreth tij, megjithëse nuk mund të fliste.

Lexo:Sa % e ndot industria e modës mjedisin?

“Më kujtohet se mendoja: nëse nuk ia dal si futbollist apo lojtar profesionist snooker, atëherë dua të shpëtoj botën”.

Detyrën e re e merr në mars dhe profesor Arday, sociolog, ka një interes të veçantë në përmirësimin e përfaqësimit të pakicave etnike në arsimin e lartë.

“Nëse duam ta bëjmë arsimin më gjithëpërfshirës, mjetet më të mira që kemi janë: solidariteti, mirëkuptimi dhe dashuria”. Ai e di mund ta thotë këtë më shumë se askush tjetër.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0