Nuk ke kapital për startup-in? 5 punë që të japin para dhe aftësi - Business Magazine Albania

Nuk ke kapital për startup-in? 5 punë që të japin para dhe aftësi

Jo të gjithë kanë një investitor engjëll në kontaktet e tyre. Por nuk ke nevojë për një, nëse di nga t’ia nisësh vetë.

Ndërsa të gjithë flasin për startup-et që marrin miliona nga investitorë, e vërteta është që shumica e sipërmarrësve fillojnë nga zero, me kursime personale, kredi të vogla ose, gjithnjë e më shumë, me “side hustles” të zgjuara që sjellin para dhe përgatitje për botën e biznesit.

Lexo gjithashtu: Lidershipi fillon në pistë, çfarë na mëson sporti për sipërmarrjen e suksesshme

Le të hedhim një sy në pesë mënyrat më të zgjuara për të fituar të ardhura shtesë dhe për të mësuar aftësi të vlefshme, nëse po përgatitesh të ngresh startup-in tënd.

Dropshipping, dyqani online pa nevojën e magazines

Është e lirë për të filluar, fleksibël për oraret dhe të mëson direkt se çfarë kërkon konsumatori. Ti vendos produktet në një faqe online, por një furnitor i tretë merret me prodhimin dhe dërgimin. Mëson për marketing, mbështetjen ndaj klientit dhe si të balancosh ofertën, një mini-univers për çdo aspirant biznesi.

Shofer i platformave të transportit, me të ardhura të menjëhershme

Të lejojnë të punosh kur të duash, të fitosh dhe të jesh në kontakt të vazhdueshëm me njerëz. Mund t’i shohësh si klientë potencialë, si mini-fokus grupe, dhe si mundësi për të ushtruar aftësitë komunikuese.

Lexo gjithashtu: Një aplikacion që mund të organizosh evente sportive? Po, quhet “Sportisti AL”!

Mësues privat

Nëse je i/e aftë në matematikë, anglisht apo një aftësi të veçantë, faqet si Wyzant të lejojnë të japësh mësim online. Fitimet mund të shkojnë deri në 50,000$ në vit. Përveçse paguajë, të mësojnë të shpjegosh qartë, një aftësi thelbësore kur t’ju vijë radha të prezantoni startup-in para investitorëve.

Konsulent, shndërro ekspertizën në klientë

Ke aftësi në marketing, dizajn apo HR? Shumë kompani të vogla kanë nevojë për ndihmën tënde. Fillimi është i vështirë, por me kohë krijon rrjet, fiton para dhe përmirëson pitch-in tend, gjithçka që të duhet për një fillim të fuqishëm si sipërmarrës.

Mikpritës në platforma me qira afatshkurtër

Ke një dhomë të lirë? Jepi me qira në Airbnb ose Vrbo. Mund të fitosh qindra dollarë për çdo prenotim. Përveç fitimit, mëson rreth marketingut kreativ, për shembull, targeto mjekët që udhëtojnë, jo vetëm turistët. Aftësi të tilla të vlejnë shumë kur të nisësh biznesin tënd.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0