Nuk është më Singapori, ja cili është shteti me pasaportën më të fuqishme në botë - Business Magazine Albania

Nuk është më Singapori, ja cili është shteti me pasaportën më të fuqishme në botë


Nuk është më Singapori vendi me pasaportën më të fuqishme në botë. Në një renditje të fundit këtë vend e mban Japonia, pavarësisht numrit të madh të marrëveshjeve të nënshkruara nga të dy vendet këtë vit.

Të dy vendet ndanë vendet e para në Shkurt, me Japoninë që ishte sipër Singaporit në Mars.

Indeksi i pasaportave Henley rendit pasaportat sipas numrit të shteteve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa qenë nevoja për vizë, bazuar kryesisht në të dhënat nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA). Ai përditësohet rregullisht për të pasqyruar ndryshimet në numrin e marrëveshjeve për heqjen e vizave midis vendeve.

Falë një ndryshimi të marrëveshjeve të nënshkruara që nga Maji pasaporta e Japonisë tani lejon qytetarët e saj të hyjnë në 190 vende dhe territore pa vizë. Singapori humbi vendin e parë nga vetëm një lokacion, për një total prej 189 vendesh.

Lexoni: Sa vlen pasaporta shqiptare?!

Në vendin e tretë ishte Gjermania, Franca dhe Korea e Jugut, me 188 destinacione të aksesueshme pa viza.

Indeksi gjithashtu identifikoi vendet me rritjen më të lartë të heqjes së vizave për qytetarët, përfshirë Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që siguruan më shumë marrëveshje për heqjen e vizave nga të gjitha vendet këtë vit, njofton CNN.

Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 48-të, sepse tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 114 vende të botës.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, por si ta përballosh atë.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0