Nëse ndonjëherë keni klikuar butonin “Bli tani” pa menduar dy herë dhe më pas jeni penduar, nuk jeni vetëm. Blerjet impulsive janë një fenomen i zakonshëm që mund të dëmtojë kursimet dhe të rrisin borxhet. Sipas një sondazhi nga Bankrate, 48% e përdoruesve të rrjeteve sociale kanë bërë një blerje impulsive, dhe 68% e tyre janë penduar më vonë.
Por si mund ta ndalojmë këtë zakon? Ja 5 strategji efektive për të shmangur blerjet e nxituara dhe për të ruajtur financat tuaja:
Mendoni para se të blini
Para se të vendosni për një blerje, ndaloni dhe bëni disa pyetje:
- A është kjo një nevojë apo një dëshirë?
- A mund ta përballoj pa sakrifikuar diçka më të rëndësishme?
- A do të më sjellë vlerë dhe kënaqësi afatgjatë?
Në shumicën e rasteve, reflektimi do t’ju ndihmojë të shmangni blerjet e panevojshme.
Qëndroni besnikë ndaj listës së blerjeve
Para se të dilni për të bërë pazar ose të shfletoni online, krijoni një listë të qartë të gjërave që ju duhen vërtet.
Një listë ju ndihmon të përqendroheni te prioritetet dhe të mos dorëzoheni përballë tundimeve.
Aplikacionet për listat e blerjeve mund t’ju ndihmojnë të organizoni më mirë shpenzimet dhe të shmangni blerjet e paplanifikuara.
Zbatoni rregullin e 24 orëve
Kur ndjeni dëshirën për të blerë diçka, vendosni një periudhë pritjeje prej 24 orësh. Pasi emocioni i parë të ketë kaluar, shpesh do të kuptoni që nuk keni nevojë për atë produkt. Gjatë kësaj kohe, mund të:
- Krahasoni çmimet
- Lexoni më shumë rreth produktit
- Vlerësoni nëse ia vlen të shpenzoni paratë
Pastroni rrjetet sociale nga tundimet
Rrjetet sociale janë një minierë reklamash që synojnë të na bëjnë të shpenzojmë. Për të zvogëluar ndikimin e tyre:
- Ç’abonohuni nga markat dhe influencer-at që ju tundojnë me reklama të shpeshta
- Hiqni aplikacionet e blerjeve ose vendosni kufizime kohe për përdorimin e tyre
Këto veprime të thjeshta mund të zvogëlojnë dëshirën për të bërë blerje të panevojshme.
Vendosni objektiva financiare të qarta
Në vend që të shpenzoni për gjëra të momentit, fokusohuni te synimet tuaja afatgjata. Përcaktoni një objektiv të qartë, si p.sh.:
- Kursimi i 5,000 eurove brenda vitit
- Investimi në një depozitë me interes të lartë
Kur keni një qëllim të qartë, është më e lehtë t’u thoni “jo” blerjeve impulsive dhe të ruani financat tuaja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.