Norma bazë e interest drejt 0% ndikuar nga COVID -19 “Në ndihmë të rimbëkëmbjes ekonomike” - Business Magazine Albania

Norma bazë e interest drejt 0% ndikuar nga COVID -19 “Në ndihmë të rimbëkëmbjes ekonomike”

Norma bazë e interest drejt 0% ndikuar nga COVID -19 “Në ndihmë të rimbëkëmbjes ekonomike”

Vangjel Lila, ekonomist

Në mbledhjen e fundit të Këshilli Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar  normën bazë të interesit në nivelin 0.5%, si ndihmë e vazhduar për rimëkëmbjen e ekonomisë nga COVID-19.

Rrugëtimi i normës së interesit ka qenë gjithnjë në zbritje për tregun shqiptar, politika këto të cilat janë bërë për të rritur huamarrjen dhe për pasojë rritjen e investimeve. Në një periudhë ndikuar nga efektet e COVID-19, ulja e normës së interesit do të rriste investimet duke krijuar vende të reja pune dhe duke i dhënë një shtysë ekonomisë për një rimëkëmbje më të shpejtë.

Norma u ndryshua për herë të fundit më 25 Mars 2020 nga 1% në 0.5%. Ajo që vrasin mendjen ekspertët është nëse do të shkojë norma 0% duke vërejtur trendet e saj. Suedia është një ndër ato shtete që e ka normën e interesit 0% dhe që nuk ka bërë ndryshime së fundi, por ka rritur blerjet e Obligacioneve Qeveritare dhe Hipotekare për të stimuluar ekonominë gjatë kohës së korona virusit.

Duke gjykuar dhe mbi projeksionet e skenarit bazë dhe balancën e rreziqeve rreth tyre, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm.

Norma bazë e interest drejt 0% ndikuar nga COVID -19 “Në ndihmë të rimbëkëmbjes ekonomike”

Lexo:Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë tkurrjen më të madhe ekonomike në rajon

Për këtë arsye, ai vendosi:

  • të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%;
  • të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%.

Banka qendrore vetë ka deklaruar në mars që “Ulja e normës bazë të interesit është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re, për reduktimin e kostos së shërbimit të borxhit ekzistues dhe për lehtësimin e qarkullimit të likuiditetit në bizneset dhe familjet shqiptare”.

Ndërkohë që ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedha dhe kartëmonedha, banka ka marrë të gjitha vendimet e nevojshme dhe ka angazhuar strukturat e saj në plotësimin e kërkesave të tregut për para fizike, duke siguruar njëkohësisht një stok të mjaftueshëm me qëllim përballimin e nevojave në rritje të ekonomisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0