Nord Stream, rrjedhje misterioze në tubacionet e gazit të Rusisë, dyshohet për sabotim - Business Magazine Albania

Nord Stream, rrjedhje misterioze në tubacionet e gazit të Rusisë, dyshohet për sabotim

Nord Stream, rrjedhje misterioze në tubacionet e gazit të Rusisë, dyshohet për sabotim

Vendet evropiane po hetojnë tre rrjedhje misterioze në dy tubacionet kryesore të gazit midis Rusisë dhe Evropës. Shkaku i dëmtimit të Nord Stream 1 dhe 2 është i paqartë, por autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë e sabotimit.
Operatori i Nord Stream 1 tha se linjat nënujore kishin pësuar njëkohësisht dëme “të paprecedentë” brenda një dite. Cilido qoftë shkaku i dëmit, ai nuk do të ndikojë menjëherë në furnizimin me gaz në Evropë, pasi asnjë prej tubacioneve nuk ishte funksional.
Bashkimi Europian ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e një reduktimi të furnizimeve me gaz për të shantazhuar Evropën, por Moska e mohon këtë. Sipas Rusisë, sanksionet kundër tyre e bëjnë të pamundur mirëmbajtjen e duhur të infrastrukturës së gazit.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se ishte shumë herët për të arritur në përfundime, por se ishte e vështirë të imagjinohej se rrjedhjet e shumta mund të ishin një rastësi.
Tubacioni Nord Stream 1, i cili përbëhet nga dy degë paralele, shtrihet 1200 km nën Detin Baltik nga bregu rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore.  Autoritetet gjermane, daneze dhe suedeze po hetojnë të gjitha incidentet. Operatorët e Nord Stream 2 paralajmëruan për një humbje të presionit në gazsjellës të hënën pasdite.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Moska pushtoi Ukrainën dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. Ka frikë në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.
Polonia po udhëheq përpjekjet për të frenuar varësinë nga Rusia, dikur furnizuesi kryesor i energjisë i Evropës, me inaugurimin e një tubacioni të ri gazi.

Tubacioni Baltik do të jetë një lidhje e re për gazin norvegjez në Europë, i cili do të lejojë vendet në jug të Polonisë, duke përfshirë Sllovakinë dhe Republikën Çeke, të kenë akses në të.bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0