Nokia shfaq interes per prodhimin e tableteve - Business Magazine Albania

Nokia shfaq interes per prodhimin e tableteve


Kompania Nokia gjate lancimit te telefonit Lumia 925 ka shfaqur interesin ndaj prodhimit te tableteve.
 
Me konkretisht Jo Harlow, zv.President i pajisjeve “te mencura” ne Nokia u shpreh: “Jemi shume te interesuar ne prodhimin e tableteve, kjo eshte fusha aktuale ku jemi duke eksploruar”. Megjitthate ai nuk pohoi se kompania kishte filluar punimet per prodhimin e nje pajisjeje te tille.
 
Nokia eshte e vetmja kompani e fuqishme qe ende nuk eshte pjese e tregut te tableteve, por kohet e fundit kane filluar te qarkullojne fjale se kompania ka filluar punimet dhe eshte duke ekperimentuar per te ofruar nje produkt sa me cilesor.
 
Duke iu referuar bashkepunimit te Nokia-s me Microsoft-in nuk mund te kemi dyshime lidhur me sistemin operativ te tableteve te rinj, prandaj sido qe te jete tableti i ri i prodhuar eshte e sigurt qe do te kete sistem Windows 8 ose Windows RT. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0