Nokia edhe LG Electronics kane lancuar telefonet e tyre te rinj me dy karta SIM, me qellim per te terhequr sa me shume bleres ne vendet e zhvilluara.
Ofrimi i produkteve me dy karta SIM eshte bere shume i rendesishem keto dy vitet e fundit. Ato i lejojne perdoruesit te perdorin tarifa me te mira, ose thjesht per perdorim personal ose per pune.
“Vecanerisht ne tregjet e reja si India, suporti me dy karta eshte bere nje kerkese e domosdoshme tani” tha Geoff Blaber, i cili drejton kerkimet per pajisjet mobile tek CCS Insights.
Nga Nokia vjen Asha 310 i bazuar ne Serine 40, i cili eshte modeli i pare i kompanise qe kombinon vendet e caktuara per te dyja kartat me Wi-Fi per nje aksesim me te mire te te dhenave.
Karta kryesore vendoset pas baterise, me nje vend per karten e dyte te pozicionuar anash telefonit per aksesim me te mire, duke i lejuar perdoruesit te nderrojne karten e dyte pa e fikur telefonin, sipas Nokia. Menaxhimi i kartave i lejon perdoruesit te krijojne profile per te percaktuar sipas deshires se ke duan te perdorin per telefonata, mesazhe, aksesim ne internet, tha kompania.
Asha 310 ka nje ekran 3-inc me prekje dhe nje vend per karte MicroSD per me shume memorje. Nje karte 2 GB ose 4 GB eshte e perfshire ne pakete.
Familja e telefoneve Asha i ka dhene Nokia-s nje rritje te shitjeve ndersa ishte ne veshtiresi me shitjet e telefonave Windows te bazuar tek familja Lumia.
Gjate tremujorit te katert ajo shiti 9.3 milione pajisje Asha me prekje, krahasuar me 4,4 milione smartfona te Lumia.
Kampi Android gjithashtu eshte duke u marre me kartat SIM dyshe. Nga LG vjen Optimus L7 II i cili pervec kartave dyshe SIM gjithashtu ka nje ekran 4.3 inc dhe nje kamera 8-megapixel. Ka nje procesor dual-core 1GHz, hapesire ruajtjeje te integruar 4 GB dhe nje vend karte MicroSD.
Njesoj si sapo i lancuari Optimus LG Pro, Optimus L7 II ka nje bateri me te mire se paraardhesi – 2,460 mAh kundrejt 1,700 mAh.
Asha 310 i Nokia do te jete i disponueshem ne Azi, Indi, Lindjen e Mesme, Afrike dhe Brazil kete tremujor. Do te kushtoje rreth 102 $ pa taksat lokale apo ndonje subvencion.
Versioni me karta SIM dyshe Optimus L7 II do te dale ne shitje kete jave ne Rusi, por asnje lloj cmimi nuk eshte deklaruar.
Telefonat do te shfaqen ne Kongresin Boteror te Telefonave Mobil, i cili fillon ne Barcelone me 25 shkurt. (PCWorld Albanian)
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.