Nokia 3310 rikthehet me baterinë që zgjat 1 muaj dhe me Snake - Business Magazine Albania

Nokia 3310 rikthehet me baterinë që zgjat 1 muaj dhe me Snake


Nokia 3310, telefoni që ka përcaktuar një brez të tërë të telefonëve mobile ka rilindur 17 vite pasi u lançua për herë të parë.

Versioni i ri rikrijon dizajnin e origjinalit, i cili ishte një ikonë në fillim të viteve 2000 dhe ndihmoi në bërjen e mesazheve shumë të zakonshme. Ai ishte një nga celularët e parë i cili u bë edhe një ikonë kulturore, me zilen e saj dalluese, dizajnin kompakt dhe lojën Snake duke shitur më shumë se 100 milionë njësi.

Versioni i ri është zbuluar nga HMD Global, një kompani finlandeze e përbërë kryesisht nga ish-punonjësit e Nokia, e cila ka fituar të drejtën për markën Nokia.

E zbuluar të Dielën në Kongresin Botëror Mobile në Barcelonë, ajo është njohur menjëherë nga pronarët e mëparshëm, por është pak më e hollë dhe përmban një ekran me ngjyra në krahasim me pikturën njëngjyrëshe të origjinalit.

Ajo ka një bateri që zgjat rreth 30 ditë dhe ka vetëm qasje themelore në internet përmes një lidhje 2.5G, ku mungojnë prodhimet moderne të smartphone si Facebook dhe WhatsApp.

Megjithatë, ajo ka disa të mira që nuk ishin në dispozicion në kohën e origjinalit: vend për kufje dhe kartë SD për mbajtjen e muzikës dhe fotove, një kamera me dy megapixel, si dhe një radio FM. Ajo ka lojën Snake, edhe pse me një ndryshim nga loja origjinale.

Telefoni i ri Nokia 3310 pritet të kushtojë 49 € (£ 41).

HMD gjithashtu zbuloi tre smartphones që Nokia ka menduar të lançojë për të shënuar një kthim në treg për markën, dikur të madhe.

Nokia 3, 5 dhe 6 janë aparate që kanë si synim konsumatorët me të ardhura të ulëta të celularëve të mençur dhe kanë si qëllim të rikrijojnë cilësinë që e bëri kompaninë finlandeze të famshme.

Burimi: telegraph.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0