Njihuni me të vetmin qytet në Shqipëri që nuk ka hotele

Njihuni me të vetmin qytet në Shqipëri që nuk ka hotele


Bëhet fjalë për Belshin e famshëm për liqejt dhe historinë e tij.

Ishte një projekt i USAID, ambasadës suedeze për zhvillimin e turizmit në këtë trevë dhe i vetmi problem ishte mungesa e hoteleve dhe bujtinave për vizitorët vendas e të huaj.

Por tashmë duket se ky projekt është finalizuar. Bujtina e parë ka çelur dritat dhe pritet të shoqërohet me të tjera.

Edhe pak ditë e ndajnë këtë qytezë nga hapja zyrtare e Agroturizmave në Belshin Turistik.

Ndodhet fare pranë Elbasanit,Tiranës, Gramshit dhe Kuçovës, me një bukuri të rrallë dhe një histori tepër intriguese.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese dhe  disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujrat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorit.

Belshi të befason dhe  me vlerat historike  dhe arkelogjike të tij. Në qendër të historisë qëndron kalaja e Gradishtit, historia për princin ilir të Belshit, gjurmët dhe ritet e Afërditës ilire të periudhës helenistike të Belshit.

Gradishta është një fshat i zonës dhe e ka historinë e vet që nga  periudha  mesme e bronzit.

Është quajtur dhe “Akropoli” i Dumresë, me një  e lartësi  180 m nga ku Dumreja shihet si në në pëllëmbë të dorës. Gradishta ka vlerë monumentale jo vetëm natyrore, por edhe arkeologjike.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën të cilat janë zbuluar në ujërat e liqenit.

Kështu, zona po kthehet  në një atraksion të përhershëm turistik dhe po merr dhe një zhvillim ekonomik të hovshëm.

Krahas turizmit, e ardhmja e zonës është bujqësia dhe blegtoria, pasi Dumreja ka kushte të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore.

Dumreja dhe Belshi janë shumë afër dhe presin të investohen, që ti bashkohen bukurisë turistike shqiptare.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0