Njihuni me shqiptaren 21 vjeçare, e cila punon në Bankën Botërore - Business Magazine Albania

Njihuni me shqiptaren 21 vjeçare, e cila punon në Bankën Botërore

Megi Kurti pas një praktike 3-mujore në Bankën Botërore iu ofrua kontrata e një punësimi më aftagjatë. Ndërkohë, Megi është duke u marrë edhe me një projekt, i cili ka në fokus gratë në biznes, duke u ofruar atyre konsulencë falas. Aplikimet për internship dhe programet e shkëmbimit ishin një mundësi për Megin që të bëhet pjesë e institucionit ndërkombëtarë, ku numërohen tashmë dhjetëra të rinj Shqiptarë.

Megi a ka qenë në pritshmëritë tuaja të punoni në Bankën Botërore?

Jam rritur në qytetin e Vlorës, ndërsa studimet i kam kryer në Tiranë pranë Univeristietit Metropolitan Tirana. Kam aplikuar jashtë Shqipërisë për të fituar eksperienca të ndryshme. Kryeva studime edhe në Kaliforni dhe më pas zgjodha që të aplikoj për një Erasmus dhe e fitova për në Bari. Aty aplikova për një intership pranë Bankës Botërore dhe e fitova. Pas tre muajsh praktikë mu ofrua kontrata e punës dhe prej tre vitesh punoj në Bankën Botërore. Nuk mund të them që e synoja, por dëshiroja shumë. Sot teksa shoh pas mendoj që ka qenë një hap fatjsellës dhe i jashtëzakonshëm.

Çfarë ju bën më tepër përshtypje në Bankën Botërore?

Është një mjedis ku mbizotëron multikultura. E rëndësishme është të përqasesh dhe të mos rreshtës së punuari për t’u kualifikuar. Nëse do të rrimë në një vend gjatë gjithë kohës nuk mund të risim veten profesionalsisht.  Unë gjithmonë kam pasur si synim që kohë pas kohe të ngjis shkallë të reja dhe ashtu kam bërë. Në Bankën Botërore, punojnë shumë njerëz nga kultura të ndryshme dhe nëse nuk jemi njerëz që i pranojmë të tjerët ky do të ishte një problem tepër i madh.

Gjendur përballë këtyre multi-kulturave, çfarë keni përmirësuar dhe jeni përmirësuar?
Në fillim unë isha vetëm 21-vjeç dhe më e vogla e stafit. Të gjithë të tjerët ishin në moshë dhe pjekuri madhore. Vijoj dhe sot të jem më e vogla e departamentit. Kam qenë e gatshme dhe si natyrë për të pranuar të tjerët  në aspektin kulturor apo edhe kombësi.  Të gjithë kolegët janë absolutisht shumë herë më të aftë pasi janë në moshën e prindërve të mi, por mua më kanë pritur mirë dhe më kanë trajtuar si të barabrtë.  Ndërtova një konfiedencë në punë dhe ja dola!

Si e shohin familjarët e tu këtë arritje?
Ata janë aty për mua në çdo moment siç edhe kanë qenë duke më mbështetur. E them me bindje që nëse nuk do të ishin ata unë gjithashtu s’do të isha këtu sot. Jam përpjekur që t’i bëj krenarë dhe ata janë krenarë për mua absolutisht.

Si ka proceduar me mënyrën  e punës Banka Botërore duke marrë parasysh situatën Covid-19?
Aktualisht ne jemi ende në situatën e post Covid dhe shumicën e kohës punojmë nga shtëpia dhe e përjetoj jo mirë këtë gjë. Dita ime nis në orën 7 të mëngjesit për të bërë palestër. Më pas vij në shtëpi skeduloj se çfarë do bëj dhe gjithashtu aktivtitet e mia personale. Të detyruar nga situata e Covid tashmë zyra jonë është ende shtëpia.

Ju jeni duke punuar edhe mbi një projekt që në fokus ka gratë, si po u vini në ndihmë atyre?
Aktualisht jam duke implementuar dy biznese. Njëri sjell konsulencë për gratë në biznes. Ato kanë shumë nevojë për këshilla dhe orientim. Unë dua të lë një impakt tek gratë shqiptare, të cilat duan të arrijnë. Konsulenca do të vijë nga unë. Jam shumë e surprizuar nga zonjat, të cilat duan të bëhen pjesë e rrugëtimit në biznes. Gabimi që të gjithë bëjnë në Shqipëri është se mendojnë më shumë seç duhet. Shembull: nëse fillon gjithë kohës të thuash, po filloj por nuk do t’ia dal, do kem pengesa, do kem vështirësi, asnjë rrugë nuk mund ta çosh deri në fund. Mos merrni gjëra përsipër nëse keni ide të tilla. Hapi i parë është të jeni të qartë mbi atë që dëshironi në jetë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0