Njihuni me mjekun Robot... - Business Magazine Albania

Njihuni me mjekun Robot…

HAL S5301 është i pari simulator humanoid i këtij lloji në Evropë dhe është testuar në Universitetin e Triestes.

Qendra e Simulimit mjekësor dhe trajnimit të avancuar (CSMAA) i universitetit, ngritur në një godinë të dedikuar brenda spitalit Cattinara, strehon këtë robot të vogël të pajisur me inteligjencë artificiale, gjymtyrë robotike dhe reaksione fiziologjike reale.

Ky robot do të përdoret për të bërë prova dhe ndërhyrje.

Ai është prodhuar nga Accurate-Gaumand Scientific dhe menaxhohet nga një dhomë kontrolli ngjitur me dhomën ku qëndron.

Lexo:Musk nuk do të jetë më kreu i Twitter: Kam gjetur shefin e ri

Provat mund të bëhen në urgjencë, kujdes intensiv dhe kirurgji. Simulatori riprodhon fiziologjinë e zemrës, sistemin respirator, vaskular dhe cerebrovaskular. globalhappenings

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0