Njihuni me folësit e konferencës së marketingut dixhital "ALLWEB"! - Business Magazine Albania

Njihuni me folësit e konferencës së marketingut dixhital “ALLWEB”!


Konferenca e parë dedikuar marketingut dixhital në Maqedoni “ALLWEB”, pas 4 vitesh organizim në Shkup, Maqedoni, në 20 Tetor 2016 do të jetë e pranishme në Tiranë.

Për ata që nuk e njohin kjo Konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:00 – 18:00, dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

erik-meijer-allweb-businessmag

Erik Meijer ka eksperiencë të gjerë në shitje, zhvillimin dhe strategjinë e biznesit dhe në procesin e biznesit duke përdorur metodologji avantazhuese; duke adresuar kostot, shkallëzimin dhe çështjet e kapaciteteve inovuese (platforma/ API/ modele të reja biznesi); gjithashtu duke punuar përtej oqeanit për të depërtuar në tregje të reja; duke unifikuar njerëz, procese dhe teknologji.

Në Deutsche Telekom ai është përgjegjës për transformimin dixhital/ modelet e reja të biznesit për Platformën e Shpërndarjes së Shërbimit globale (Service Delivery Platform) në Menaxhimin e Aksesit; në zemrën e strategjisë së re të Telekomit ‘Easy to Partner’.

Ai e nisi karrierën e tij në një startup të një profili të lartë të MIT dhe më pas themeloi kompaninë e tij me shpërndarjen e projekteve shumëvjeçare të një profili të lartë për klientët globalë në EMEA, Azi dhe Shtetet e Bashkuara, para se t’i bashkohej Deutsche Telekom.

Erik mban një diplomë në Administrim Biznesi dhe një master shkencor, të kompletuar me edukimin në IMD, Harvard, MIT, CEIBS dhe në Financë. Ai flet rrjedhshëm 4 gjuhë.

dave-birss1-allweb-businessmagDave Birss është një njeri në mision. Ai shpenzoi një pjesë të madhe të karrierës së tij si Drejtori Kreativ i disa prej agjencive më të mëdha dhe të mira të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë OgilvyOne, Mçann Worldgroup dhe Poke. Tani ai fokusohet në demistifikimin e kreativitetit për të ndihmuar individët të mësojnë aftësi të reja dhe kompanitë të përdorin të menduarin e freskët për të arritur rezultate më të mira.

Fjalimet e tij në publik fokusohen që të ndihmojnë kompanitë të thurin kreativitetin me kulturën e tyre dhe t’u tregojnë atyre se si ta aplikojnë atë për të zgjidhur problemet reale të biznesit.

Qasja e Dave drejtohet në krijimin e niveleve më të larta të angazhimit të stafit, një kulture më inovative, ide të freskëta praktike dhe një vizion të fortë lidershipi. Kjo mund të ndihmojë çdo kompani të diferencojë veten e tyre në një treg të populluar duke ofruar vlera unike për konsumatorët.

Si një mendimtar i respektuar në fushën e kreativitetit dhe inovacionit, opinionet e Dave kanë qenë publikuar në libra, revista dhe gazeta. Ai është redaktor për ‘The Drum’- faqen zyrtare dhe revistën më popullore të Europës për marketingun. Në 2012-n ai publikoi një “Një Guidë e Përdoresit drejt Mendjes Kreative”.
Audiencat i lënë sesionet e Dave me këndvështrime të reja për kreativitetin. Më e rëndësishmja është se ata largohen duke kuptuar se kreativiteti nuk është një proces mistik, është një aftësi praktike, e cila duhet të mbillet në organizata dhe të përdoret për t’i shtuar vlerë të vërtetë biznesit.

miroslav-varga-allweb-businessmag

Miroslav Varga, specialist i motorrit të kërkimit dhe i reklamimit online, me njohuri të thella të ‘AdWords’ të Google. Spiker i TEDx, multilingual, me eksperiencë dhe i specilaizuar në optimizimin e llogarive, analizat statistikore dhe minimin e të dhënave.

Flet rrjedhshëm kroacisht, gjermanisht dhe anglisht.

Trajnues i çertifikuar për Google ‘AdWords’-GCT dhe lektor i marketingut online në shkolla dhe institucione të ndryshme. I ndershëm, gazmor dhe njeri i ngrohtë me shumë interesa. Njihet si i vetmi trajner i çertifikuar për Google ‘AdWords’ dhe gjyshi i GAIQ në rajon.

 

 

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Gjeni videot e edicionit të fundit në linkun AllWeb 2015 – VIDEOS: http://bit.ly/allweb2015

Në web faqen zyrtare, www.allweb.al mund të gjeni edhe informacionin për biletat dhe të përfitoni mundësinë e blerjes së hershme – Early Bird – për të marrë pjesë.

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

c

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0