Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta është një aktivitet që Partnerët Shqipëri organizon prej vitit 2012, i cili synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale, duke pasur një qasje miqësore ndaj mjedisit.
Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi synoi të kontribuonte në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit, në linjë me 7 objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm të Axhendës 2030.
Përgjatë dy ditëve që zgjati konkurimi, finalistët e përzgjedhur mes konkurrentëve nga organizata jofitimprurëse, sipërmarrje sociale, biznesi i vogël në vend dhe individë, prezantuan idetë e tyre para një jurie të pavarur me ekspertë të fushës së ekonomisë, edukimit dhe zhvillimit të biznesit.
Lexo edhe:Pse nuk duhet të kemi frikë nga AI në arsim dhe si ta përdorim atë në mënyrë efektive
Ja se cilët janë fituesit për Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta për vitin 2024:
Lot 1 – Ide biznesi në fazë konceptuale:
• Albanian Canyoning Adventures – Kozma Prendi
• EcoAdPack – Ledian Shera
• Ferma e Kërpudhave – Rexhina Gjolla
Lot 2 – Biznes në fazat e para të zhvillimit:
• Agalma Sustainable Souvenirs – Ermal Cukani
• Shebenik Egnatia Explorers – Lytfi Alliu
• Mjedrat e Danjës, Scale-up – Sentiljana Marku
Tre fituesit në nivel kombëtar, dy vendet e para nga Fasha 1 dhe vendi i parë nga Fasha 2, janë automatikisht pjesë e konkurimit në Konkursin Ballkanik të Ideve të Gjelbërta me pjesëmarrjen e fituesve të konkurseve kombëtare nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Greqia.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
