Njihuni me 3 folësit e Tirana Summit - Business Magazine Albania

Njihuni me 3 folësit e Tirana Summit

Tirana Summit

Samiti i 24 shkurtit në Tiranë, do të sjellë një përmbajtje të pasur për shitjet, marketingun, zhvillimin personal dhe zhvillimin e biznesit. Sipërmarrës dhe ekspertë në fushën e biznesit do të ndajnë me njohuritë e jetës, marrë nga përvoja si sipërmarrës. Ato janë:

Vasil Naçi, sipërmarrës i suksesshëm, autor dhe folës motivues.

Në vitin 1991 themeloi Agna Group, që prej vitesh është kompania numër 1 në FMCG në Shqipëri, me mbi 1600 punonjës. Ndër vite ka themeluar dhe është aksioner në mbi 15 kompani të suksesshme me aktivitet në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor.

Përvojën e tij 32-vjeçare në biznes e ka pasuruar me mësim të parreshtur nga ekspertët më të mirë në nivel global. Autor dhe bashkëautor i nëntë librave me tema për suksesin në biznes dhe zhvillimin personal, Vasili është themelues dhe kryetar bordi i “Agna Leadership Academy”, ku dhe lekton mbi tema si: lidershipi, menaxhimi, marketingu, shitja dhe arti i negociimit.

Ideator i event-trajnimeve më të mëdha në rajon “Rruga Drejt Suksesit” dhe ‘Mjeshtëro Biznesin”, dedikuar suksesit personal dhe suksesit në biznes. Këto evente kanë si qëllim kontributin për komunitetin, duke ndikuar sado pak në jetën e njerëzve që duan suksesin dhe rritjen e pandalshme.

Blini biletat në vivere.al dhe shfrytëzoni mundësinë për të arritur suksesin!

Jordan Belfort, është një ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe të famshëm në të gjithë botën.

Ai ka ndërtoi një perandori financiare nëpërmjet një sërë sfidash dhe vështirësish të njëpasnjëshme.

Por, përpara se të arrinte këtë nivel suksesi, Jordan kaloi një rrugë të gjatë dhe të vështirë. Ai filloi si një tregtar i papërvojë në Wall Street, ku u përball me sfida të mëdha dhe u detyrua të luftojë për të mbijetuar.

Por, nuk u ndal. Me një dëshirë të fortë për të arritur sukses dhe me një strategji të qëndrueshme dhe të kujdesshme, Jordan Belfort u bë një tregtar i shkëlqyeshëm dhe në fund themelues i një nga kompanitë më të suksesshme të tregtimit të aksioneve në botë.

Jordan Belfort është shembulli i biznesmenit të suksesshëm që nuk u dorëzua asnjëherë përpara sfidave dhe që vazhdoi të besojë në ëndrrat e tij. Ai është shembulli i një njeriu që nuk i njeh kufijtë dhe që vazhdon të luftojë për të arritur suksesin e tij.

 

Avinash Ananda, një tjetër folës gjatë Tirana Summit, është këshilltar lidershipi i njohur ndërkombëtarisht, strateg i lumturisë, folës motivues, trajner biznesi, konsulent menaxhimi, ekspert për zgjidhjen e konflikteve, këshilltar për krizat, autor, mentor ekzekutiv, alkimist i shtrirjes dhe katalizator kulture.

Në Tirana Summit, ai do të ndajë me ne një botëkuptim tjetër, nga ku do të mësojmë shumë mbi jetën e sesi të përfitojmë në mënyrë maksimale prej saj nën titullin “Master your Mind”.

Avinash ka trajnuar drejtues të korporatave në të gjitha nivelet e menaxhimit nga mbi 300 kompani, në 15 industri, duke përfshirë markat globale si Microsoft, Google, Marriott, LG, Cognizant, Reliance, Tata, Capgemini, Byju’s dhe Amazon. Ai ka mentoruar personalisht mbi 1000 liderë dhe trajnerë dhe gjithashtu ka trajnuar mbi 1 milion njerëz nga të gjitha sferat e jetës, ndonëse seminare ndërvepruese ‘live’ ballë për ballë, në 30 vende në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe SHBA për mbi 30 vite në të gjitha aspektet e udhëheqjes dhe lumturisë.

Blini biletat në vivere.al dhe shfrytëzoni mundësinë për të arritur suksesin!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0