Njerëzit më të pasur në botë, fakte dhe shifra rreth kërkimeve në internet - Business Magazine Albania

Njerëzit më të pasur në botë, fakte dhe shifra rreth kërkimeve në internet

Karakteristika të tilla si marrja përsipër e rrezikut dhe të menduarit në mënyrë inovative kanë sjellë sipërmarrës të njohur në qendër të vëmendjes së publikut. Aq më tepër, njerëzit kanë shfaqur një interes të madh në aspekte të ndryshme të jetës së tyre, përfshirë edhe pasurinë e tyre.

MoneyTransfers.com shfrytëzoi aplikacionin kryesor të analizës Ahrefs për të përcaktuar se për cilat sipërmarrës janë më të interesuarit njerëzit. Manjati i Amazon Jeff Bezos është sipërmarrësi që njerëzit janë më të interesuar për vlerën neto të tij me rreth 971,000 kërkime mesatare globale mujore në internet për ‘pasuria neto e Jeff Bezos’.

Në pozitën e dytë renditet pronari kontrovers i Tesl Elon Musk, i  cili merr është kërkuar rreth 779,000 herë në të gjithë botën në internet. Shefi i Facebook,  Mark Zuckberg renditet në vendin e katërt me një mesatare prej 125,000 kërkimesh globale në internet në muaj për ‘pasurinë neto të Mark Zuckberg’.

Sipërmarrësit sportivë gjithashtu renditen në 10 vendet e para, ku presidenti i (UFC) Dana White renditet në vendin e shtatë me një mesatare prej 74,000 kërkimesh globale në internet çdo muaj për ‘pasuria e Dana White’, ndërsa themeluesi i Barstool Sports Dave Portnoy renditet në pozitën e nëntë me mesatarisht 70,000 kërkime në internet çdo muaj për ‘Pasurinë neto të Dave Portnoy’

Metodologjia:

MoneyTransfers.com futi termin kryesor të kërkimit në internet ‘vlera neto’ në bazën e të dhënave të Ahrefs për të përcaktuar se për të cilët individë njerëzit kërkojnë më shumë në internet për të zbuluar vlerën neto të tyre.

Pasi rezultatet kryesore të kërkimit në internet në lidhje me termin kryesor të kërkimit në internet ‘vlera neto’ u krijuan nga baza e të dhënave Ahrefs, emrat nga lista që konsideroheshin si “sipërmarrës” nga MoneyTransfers u përpiluan, dhe 10 sipërmarrësit me kërkimet më të larta në internet në muaj u paraqitën në tabelën përfundimtare të të dhënave.

Të gjitha vëllimet e kërkimit në internet në këtë hulumtim përfaqësojnë kërkime globale mujore në internet dhe të gjitha shifrat e vëllimit të kërkimit në internet në hulumtim janë mesatare.  Shifrat e paraqitura në kolonën ‘vlera e vlerësuar neto’ janë mbledhur nga burime të ndryshme me reputacion në internet dhe të janë vlerësime në lidhje me vlerën e tyre financiare neto përkatëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0