Një tjetër shtet lehtëson procedurat për viza pune - Business Magazine Albania

Një tjetër shtet lehtëson procedurat për viza pune

Zelanda e Re do të bëjë ndryshime të përkohshme në rregullat e saj për marrjen e vizave të punës, në kërkim të mijëra punëtorëve shtesë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, tha të dielën Ministri i Emigracionit, Michael Wood.

Wood tha se qeveria po synonte të dyfishonte përkohësisht numrat, sipas skemës së vizave të punës.

Skema e vizave i lejon njerëzit të hyjnë dhe të punojnë në Zelandën e Re për një periudhë deri në 12 muaj.

Duke hapur më shumë vende për viza pune, Zelanda e Re pret 12,000 punëtorë shtesë gjatë vitit.

Michael Wood tha se do të ketë lehtësim të rregullave për imigrantët e aftë në sektorë kyç si kujdesi për të moshuarit, ndërtimi, infrastruktura, përpunimi i mishit, ushqimet e detit dhe turizmi.

Shkalla e papunësisë në Zelandën e Re mbetet në nivelet më të ulëta rekord, me rreth 3.3 përqind në tremujorin e dytë, nga prilli në qershor.

Pagat e sektorit privat u rritën në të njëjtën kohë në 3.4 përqind, rritja më e shpejtë në 14 vjet.

/Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0