Një studim tregon se saktësia e matjes të përbërjes trupore nga Galaxy Watch mund të kontribuojë në reduktimin e obezitetit - Business Magazine Albania

Një studim tregon se saktësia e matjes të përbërjes trupore nga Galaxy Watch mund të kontribuojë në reduktimin e obezitetit

Galaxy Watch

Një studim i publikuar nga American Journal of Clinical Nutrition (AJCN) zbulon se Galaxy Watch mund të kontribuojë në parandalimin ose reduktimin e obezitetit tek përdoruesit e tij. Studimi zbuloi se pajisjet Galaxy Watch ishin të sakta në matjen e përbërjes së trupit, me një saktësi të krahasueshme me rezultatet laboratorike të kryera nga Universiteti Shtetëror i Luizianës, Qendra Kërkimore Biomjekësore Pennington dhe Qendra e Kancerit të Universitetit të Hawait. Studimi nënvizon potencialin e këtyre pajisjeve për të ndihmuar në parandalimin ose reduktimin e obezitetit, një gjendje që është përgjegjëse për afërsisht 60% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rezultatet kryesore të studimit

Një ekip i përbashkët kërkimor nga Universiteti Shtetëror i Luizianës, Qendra e Kërkimeve Biomjekësore Pennington dhe Qendra e Kancerit të Universitetit të Hawait kryen një studim për të vlerësuar saktësinë e të dhënave të përbërjes së trupit të mbledhura nga orët inteligjente.

Studimi krahasoi matjet e përbërjes së trupit të marra nga sensori i Analizës së Impedancës Bioelektrike (BIA) të Galaxy Watch4 me një masë klinike të një skanimi të absorbimit të rrezeve X me energji të dyfishtë (DXA) dhe një analizë të dyfishtë të rezistencës bioelektrike oktapolare të shkallës laboratorike.

Rezultatet treguan se matja BIA e Galaxy Watch kishte një korrelacioni 97-98% me dy pajisjet referuese në masën pa yndyrë, masën yndyrore, masën e muskujve skeletik, shkallën metabolike bazale dhe masën totale të ujit në trup. Vlera e BIA është se ofron një pamje më tërësore të shëndetit dhe mirëqenies.

E konsideruar si një sëmundje kronike, obeziteti zhvillohet me kalimin e kohës si pasojë e mbiushqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik. Studimi tregon se të dhënat nga një orë inteligjente mund të ndihmojnë përdoruesit të monitorojnë përbërjen e trupit, të kuptojnë më saktë dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre duke ndryshuar dietën dhe aktivitetin fizik. Pra, saktësia e matjes së të dhënave i lejon përdoruesit të rregullojnë sjelljen e tyre edhe kur testimi klinik nuk është i disponueshëm (kur janë në shtëpi, kur udhëtojnë ose kur punojnë në distancë).

Rezultatet tregojnë se aftësia për të vetë-monitoruar sjelljen e dikujt, veçanërisht me të dhënat që rrjedhin nga orët inteligjente, përmirëson të kuptuarit e përdoruesve për modelet e tyre të sjelljes, gjë që rezultoi në një rritje të aktivitetit fizik në gati 60% të përdoruesve.

Përveç kësaj, një provë kontrolli e rastësishme zbuloi se këto pajisjet ulën kohën e qëndrimit ulur me një mesatare prej 68 minutash, ndërsa një meta-analizë e efekteve të gjurmuesve të aktivitetit tregoi një rritje prej më shumë se 2500 hapave në ditë.

Si e mat Galaxy Watch përbërjen e trupit?

Avantazhi i Galaxy Watch është aftësia e tij për të matur BIA kundrejt vetëm Indeksit të masës trupore (BMI). Analiza e Impedancës Bioelektrike (BIA) ofron një pamje më tërësore të shëndetit dhe mirëqenies së dikujt. Ai zbërthen detajet kryesore personale, si muskujt skeletorë, shkallën e metabolizmit bazal, masën e ujit në trup dhe përqindjen e yndyrës trupore, për një pasqyrë të plotë të trupit dhe shëndetit fizik. BIA zakonisht matet në palestër ose klinikë duke përdorur pajisje të specializuara, por tani bëhet e aksesueshme me Galaxy Watch, pikërisht në kyçin e dorës. Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, të ndërtoni masë muskulore ose të përshpejtoni metabolizmin, BIA është një mënyrë e saktë, e thjeshtë dhe e përshtatshme për të kontrolluar dhe gjurmuar përparimin.

Është e lehtë të kontrollosh përbërjen e trupit (BIA) edhe në Galaxy Watch. Sensori BIA në Galaxy Watch4 dhe Galaxy Watch5 u mundëson përdoruesve të matin BIA me katër elektroda në Galaxy Watch – dy në pjesën e pasme dhe dy në pjesën anësore. Për të lexuar rezultatet, përdoruesit mbajnë shtypur butonat anësore të orës. Më pas, në rreth 15 sekonda, sensori i orës kap 2400 pika të dhënash. (How-to-use film)

Për të optimizuar saktësinë e matjes së përbërjes së trupit:

  • Matni në të njëjtën kohë të ditës.
  • Bëni matjet esëll.
  • Matni pasi keni shkuar në tualet.
  • Matni kur nuk keni menstruacione.
  • Matni përpara se të bëni aktivitete që shkaktojnë rritjen e temperaturës së trupit tuaj, të tilla si ushtrime, dush ose sauna.
  • Masni pasi të keni hequr objekte metalike nga trupi.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0