Një spot televiziv “ONE SHOT", prezantohet për herë të parë nga një kompani shqiptare - Business Magazine Albania

Një spot televiziv “ONE SHOT”, prezantohet për herë të parë nga një kompani shqiptare

ONE SHOT

TIBO, platforma shqiptare IPTV OTT, ka prezantuar logon e re dhe zgjodhi ta bëjë këtë me një spot gjenial të xhiruar me teknikën one-shot.

Në këtë fushatë prezanton imazhin e ri, duke zgjedhur si Ambasador të markës, gazetarin e njohur, Marin Mema.

Teknologjia “one shot” e filmit, ka një histori 70 vjeçare. Ajo është përdorur fillimisht në filmat dhe së fundi ka gjetur vend edhe në industrinë e reklamave televizive botërore. Një spot one-shot realizohet duke xhiruar të gjithë videon me një kamer të vetme lëvizëse. Gjenialiteti i spotit realizohet përmes gjetjeve skenografike që krijojnë idenë e skenave dhe situatave tërësisht të ndryshme përgjatë spotit.

Sipas drejtuesve të IPTV, arsyeja përse deri më sot nuk është praktikuar në Shqipëri është për shkak të vështirësisë që ka për realizim në pak sekonda një skenar intensiv me one-shot. Ai kërkon koordinim milimetrik mes kamerës dhe aktorëve, kostumografisë dhe skenografisë.

Në këtë spot one-shot, skenat lëvizin magjishëm bashkë me personazhin kryesor, i cili shfaqet fillimisht në majë të një mali me veshje alpinizmi dhe teksa ecën ri-shfaqet me këmishë dhe xhaketë, në dhomën e dy të rinjve që po shohin televizor. Teksa rrëfen historikun e zhvillimit të konceptit të produktit, muri hapet dhe gjendet në dyqan, më tej del në rrugë, ku para i del makina e “Thelma and Luise”. Në kapërcimin skenik të radhës kalon nga një ambient lokali tek një skenë masive me 70 personazhe të ndryshme filmash. Nga këtu bëhet kapërcimi në skenën e një avioni e më tej në kinema dhe mbyllet në një dhomë ndenjeje me familjen. Në spot ndjehet një harmoni mes personazhit kryesor, Marin Mema. Ai prezantohet në krye të spotit, siç jemi mësuar ta shohim në dokumentarët e tij, nëpër male. Në pak sekonda më tej mbyllet me produktin në formatin më tradicional të të përdorurit: në kolltukun e dhomës së ndenjes, me familjen para televizorit.

Kompania komunikoi zyrtarisht këtë javë se me ndryshimin grafik të markës, u hoqën fillimisht “kornizat e ekranit në logo” duke arsyetuar se, sikur tregon edhe tregu, TiBO evidentohet qartë si brand përparimtar në industrinë TV. Logo nuk ka më kufizime, sepse tanimë, nevoja që plotëson është e shumëfishtë… TiBO është TIBO dhe pas i vjen historia 😊, ky ishte dhe slogani i fushatës televizive.

Blerina Kapaj, Anëtare e Bordit Ekzekutiv në TIBO, përgjegjëse për Produktin, Marketingun dhe Shitjet shpjegoi për Business Magazine se: “Logoja jonë e re pa ekranin, dhe slogani i ri “…më shumë se TV “, pasqyron angazhimin tonë për të sjellë performancë më të mirë në shërbimet tona dhe për të sjellë shumë më shumë sesa argëtim në TV për klientët tanë. Znj. Kapaj shtoi gjithashtu se, “Ne duam që njerëzit të gjejnë shpresën dhe dëshirën brenda tyre, për të jetuar pozitivisht jetën, ndaj këtë kohë të dedikuar vetes ata ta shijojnë maksimalisht përmes produkteve dhe shërbimeve tona.”

Lexo: Spoti i Nike: “Duaje ëndrrën tënde derisa ajo të të dojë ty”

Sipas saj, spoti i parë i prezantimit të imazhit tonë të ri, ishte një gjetje e agjencisë sonë kreative dhe u aprovua në çastin e parë. Ky spot realizonte njëkohësisht të gjitha kërkesat tona për prezantim të vizionit tonë, prezantimin e imazhit të ri në evolucion, përmes ambasadorit të markës Marin Mema.Zgjedhja e një njeriu pozitiv është për të transmetuar të njëjtin nivel mirësie dhe shprese tek njerëzit, sidomos në një kohë të tillë ku nuk kemi nevojë për drama të tjera.

E pyetur për strategjinë e re të marketingut Kapaj shpjegon se, “Rritja e ndërgjegjësimit ndaj markës është një proces i ngadaltë dhe kërkues në vetvete. Në fakt, pas 7 vitesh investimi në punë të palodhur, natyrshëm erdhi rrugëtakimi me imazhin e ri te markës që do të pasqyrojë dhe vizionin tonë.”

Pse erdhi natyrshëm dhe pse në këtë moment?!

Marka është një lojë mendjeje dhe zemre. Ajo gjithashtu përfshin anën intuitive, atë “ndjenjë të brendshme” ose “llambën që ndizet”. Marka është një disiplinë krijuese, ku emocionet dhe instiktet janë thelbësore për të përçuar një mesazh domethënës dhe për të treguar një histori tërheqëse apo dhe rrënqethëse.

Si lidhet karakteri i ambasadorit me personalitetin e markës?

Gjëja e parë që konsideruam në ekuacionin e gjetjes së ambasadorit të markës, është personaliteti. Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se fytyra dhe figura e ambasasdorit të markës do të përfaqësojnë një fytyrë dhe një figurë të kompanisë sonë.

Platforma jonë kujdeset që shqiptarët të mos harrojnë Shqipërinë dhe vendlindjen kudo që janë dhe Marini nga ana tjetër kujdeset që ky vend të mos i harrojë kurrë bijtë dhe bijat e saj bashkë me historitë dhe të vërtetat e tyre.

Misione të qarta, por jo të lehta për t’u arritur, e megjithatë të dy palëve na motivon vullenti dhe besimi tek ky komb dhe këta njerëz kombëdashës kudo që janë…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0