Një plan i ri për gazin natyror - Business Magazine Albania

Një plan i ri për gazin natyror


Flet Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë/Në 2020-n, Shqipëria parashikohet të prodhojë gaz natyror aq sa ka prodhuar përpara 40 viteve, rreth një miliardë metër kub gaz në vit. Duket si një ‘deja vu’, por të arrish kuotat e dikurshme të gazit natyror nuk është një sfidë e lehtë. Tingëllon ironike!

Shqipëria, për herë të parë, do të ketë një dokument të plotë (masterplan) për gazin natyror, i cili do të marrë në konsideratë kërkesat për investime, për zhvillimin e rrjetit të transmetimit të gazit të nevojshëm për gazifikimin e pritshëm të Shqipërisë në periudhën 2020-2040.

Një detyrë që më së shumti u ndikua nga përfshirja e vendit (sërish për herë të parë) në një projekt ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror, ku nuk ndërthuren vetëm interesat ekonomike, por edhe ato të forta, gjeostrategjike.

Masterplani, në formën e tij finale, pritet të jetë gati në shtator-tetor, kohë që i duhet të kalojë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore.

Infrastruktura e ardhshme e gazit e studiuar është përqendruar në gazifikimin e qyteteve të mëdha të konsumatorëve të mëdhenj industrialë (konsumatorët spirancë) si dhe në shfrytëzimin e depozitimit të mundshëm të gazit pranë vendburimeve natyrore, siç është ai i Dumresë. Një nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet e këtij studimi përcakton se infrastruktura e gazit duhet të zhvillohet duke filluar nga gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline dhe “trekëndëshi” Fier-Vlorë-Ballsh, ku janë vendosur disa prej përdoruesve më të mëdhenj industrialë. Janë parashikuar disa skenarë, sipas të cilit do të përcaktohet edhe e ardhmja e termocentralit të Vlorës, apo do të shikohet mundësia e ndërtimit të disa të tjerëve. E këtu do të analizohet mundësia nëse kjo do të bëhet përmes shtetit, partneritetit publik – privat apo vetë sektorit privat.

Çështja e furnizimit të konsumatorëve familjarë (për qëllim ngrohjeje dhe/ose gatimi) do të shikohet në mënyrë më të veçantë. Ky është një proces që parashikohet se do të dojë deri në 10 vjet të zbatohet, duke qenë se pjesa dërrmuese e godinave për banim nuk janë të planifikuara për sisteme që sigurojnë përdorimin e gazit natyror. Në total, Shqipëria llogarit një rrjet gazi prej 498 km, i cili është pothuajse i amortizuar.

Një pjesë tejet e rëndësishme e kësaj strategjie është edhe trajtimi i vendburimeve ekzistuese të gazit natyror, si në Delvinë apo në Divjakë. Gjatë 30 viteve të fundit, kërkimi i gazit nuk ka rezultuar mjaft i suksesshëm. Një sinjal pozitiv erdhi në fund të muajit qershor nga kompania ndërkombëtare Shell, e cila njoftoi nisjen e shpimit të pusin Shpirag 3. Pusi do të jetë i thellë dhe për shkak të vështirësive gjeologjike që paraqet zona, ndaj dhe procesi mund të zgjasë pak më shumë se një vit. Megjithatë përvoja që ka Shell, i bën ekspertët e kësaj fushe të ndihen optimistë.

Nëse në fund të këtij procesi do të arrihet në përfundimin se gazi që do të gjendet do të jetë i tregtueshëm atëherë situata do të ndryshojë tërësisht dhe do të mund të kemi gaz përpara fillimit të projektit TAP (2020).

Nga ana tjetër, projekti i Masterplanit është i lidhur ngushtë edhe me studimin e fizibilitetit të përfunduar të gazsjellësit Jonian Adriatik (IAP) që lidh Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë; me masterplanin e gazit për Malin e Zi; me studimin për Unazën e Gazit të financuar nga Bashkimi Europian si dhe me studimin e parafizibilitetit për gazsjellësin Shqipëri-Kosovë.

Po përse një dokument i tillë? Çfarë parashikon ai dhe çfarë bazash do të hedhë? Në një intervistë për “Monitor”, Dritan Spahiu, drejtor i Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë dhe të Industrisë, tregon detaje mbi gjetjet e masterplanit, pozicionimin e Shqipërisë kundrejt rajonit, por edhe për përfitimet qëdo të mund të ketë industria apo konsumatorët familjarë për një periudhë që shkon deri në vitin 2040.

 

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0