Një mbrëmje frymëzuese në zemër të Evropës Juglindore, që bëri bashkë aktorë të ekosistemit të sipërmarrjes dhe investimeve nga rajoni - Business Magazine Albania

Një mbrëmje frymëzuese në zemër të Evropës Juglindore, që bëri bashkë aktorë të ekosistemit të sipërmarrjes dhe investimeve nga rajoni

Një mbrëmje frymëzuese në zemër të Evropës Juglindore, që bëri bashkë aktorë të ekosistemit të sipërmarrjes dhe investimeve nga rajoni

Është e paktë të përkufizosh “frymëzuese” energjinë në sallë, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin plot jetë të Prishtinës; që bëri bashkë aktorë të shumtë të ekosistemit të sipërmarrjes dhe investimeve. 

Me sallën e mbushur plot, Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) zgjodhi “Tech Park”, ose të ashtuquajturën “Shtëpinë më të re të Teknologjisë dhe Inovacionit” në Kosovë, që dy startup-et nga Shqipëria, një nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kosova, të shpalosnin idetë dhe ambiciet e tyre përballë investitorëve.  Eventi u hap me fjalën hyrëse të Presidentit të KFSEE, Ardian Hoxha, i cili ndau me të ftuarit raste te suksesshme të sipërmarrjes duke u ndalur tek ato nga Kosova. Kjo, me qëllim jo vetëm për të vënë në pah potencialin e ekosistemit, por edhe per te inkurajuar  themeluesit në sallë që të mos i frikësohen rrugëtimit, por të vazhdojnë përpara pavarësisht pengesave. 

Z Hoxha, gjithashtu theksoi dhe zgjerimin e rrjetit në kuadër të bashkëpunimeve me fondet investuese nga rajoni, duke filluar me atë më të voglin prej 2 milion eurosh nga Bullgaria e deri tek ai më i madhi prej 500 milion euro nga Hungaria. Së fundmi, ai u ndal tek projekti më i ri i forumit, një program akselerimi që është tejet i mirënjohur ndërkombëtarisht, por u rezervua në detaje deri në shpalljen zyrtare të këtij të fundit. 

“KFSEE Investor Pitch Day” nuk mund të kalonte pa vëmendjen dhe përshëndetjen e veçantë të zonjës Vjollca Çavolli. Rrugëtimi i saj, duke filluar nga aktivizmi në organizata të mëdha ndërkombëtare, tek puna e asaj për të transformuar panoramën digjitale në Kosovë; ka bërë të mundur krijimin e një komuniteti teknologjik, që rritet e gëlon çdo vit e më shumë. Gjatë fjalimit të saj ajo u ndal në sfidat e para gjatë krijimit të Innovation Center Kosovo (ICK) ku shpreh se “… 6 muajt e parë nuk shkeli askush!”, për të vazhduar më pas te kreativiteti, si pika e fortë që tashmë komuniteti në Kosovë zotëron.

Kryefjala e këtij eventi, pa dyshim që ishin startup-et të cilat prezantuan rrugëtimin e tyre deri më tani, përpara antarëve të forumit, investitorëve, fondeve investuese dhe më gjerë: 

  • Mirjana Josifoska, sipërmarrësja nga Maqedonia e Veriut, ka krijuar brand-in e saj, “MJ Brand” me të cilin synon që të reduktojë ndotjen tekstile në Tetovë duke krijuar kapele dhe aksesorë nga materiale të mbetura. 
  • Duke filluar nga Tirana e për të vazhduar tek vendet e tjera të Ballkanit, rezervimi i hapësirave të parkimit, ngelet shqetësim! Duke u nisur nga kjo, Denis Ormënaj nga Shqipëria, themelues i Blue Spot, prezantoi idenë e tij sesi shoferët mund të rezervojnë vendparkimin e tyre online përmes aplikacionit. 
  • Geart Ferati, është sipërmarrësi më i ri në skenën e KFSEE. Duke hasur vështirësi në ushtrimet e lëndës së fizikës e matematikës dhe duke vërejtur se dhe moshatarët e tij kishin të njëjtin problem, Gearti, ka krijuar Suapr.com, me qëllim që të ndihmojë veten, miqtë dhe këdo tjetër në gjimnaz për të shkëlqyer në mësime.
  • Hekuran Doli është një nga bashkëthemeluesit e Cybee. Ai me skuadrën e tij prej 10 vetëve, formojnë 150 vite eksperiencë sëbashku dhe ndihmojnë që bizneset të qëndrojnë të sigurta, duke iu përgjigjur sulmeve kibernetike në kohë reale, pa pasur nevojë për një ekip të madh dhe të shtrenjtë.

Eventi u përshëndet gjithashtu edhe nga Ravik Mima, Drejtor Ekzekutiv i KFSEE. Pasi përgëzoi të gjithë themeluesit për prezantimet e tyre mbresëlënëse përballë investitorëve, në një sallë ku energjia dhe interesi në ajër ishte aq i prekshëm sa mund të “priste me thikë”, vuri në dukje rëndësinë e veçantë që kanë ngjarje të tilla në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit. Ai ftoi investitorët në fazën përfundimtare dhe më të rëndësishme të “Mind Sharing”, ku investitorët mblidhen me dyer të mbyllura, dhe ku ata shprehin interesin per te bashkë-investuar në startup-et e prezantuara, për të vazhduar më pas me Due Diligence i cili do të vijoj në javët e ardhshme. 

Lexo edhe:Keiretsu Forum SEE dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë

Vlen të përmendet se në tre eventet e fundit, anëtarët e KFSEE kanë investuar në të paktën një prej pesë startup-eve të prezantuara në secilin Event në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, duke dëshmuar angazhimin e fortë të KFSEE, i vetmi i këtij lloji në mbështetjen e sipërmarrjes në rajon.

Mbrëmja përfundoi me pjesën e rrjetëzimit ku sipërmarrësit mezi po prisnin të dëgjonin mendimet e sugjerimet e investitorëve, sidomos pas diskutimit që ata patën mes tyre. Ndërkaq, të ftuarit e vlerësuan eventin si unik në formatin e tij, jo vetëm për të sjellë së bashku aktorë kryesor të ekosistemit, por edhe për të ndikuar konkretisht që ëndrrat e këtyre themeluesve punëtorë e të dedikuar të bëhen realitet.

Keiretsu Forum SEE po bëhet një faktor kyç në skenën e biznesit të rajonit duke lidhur sipërmarrës të suksesshëm që duan të bëjnë ndryshimin si engjëj biznesi në Evropën Juglindore. Nuk bëhet fjalë vetëm për të qenë pjesë e një forumi; më shumë sesa për t’ju bashkuar një komunitet që po nxit ndryshimin. Thënë kjo, anëtarësimi i sipërmarrësve dhe investitorëve të njohur shqiptarë, mbetet një thirrje e hapur e në të njëjtën kohë duhet konsideruar një alternativë që u jep mundësinë atyre të bëhen bashkë me të ngjashmit e tyre, të investojnë në startupet me premtuese të rajonit, si dhe të formësojnë të ardhmen dhe të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur në Kosovë, Shqipëri edhe në gjithë rajonin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0